Zjarre ne jug. Qindra hektare ne flake

Zjarre të shumtë kanë përfshirë zona të ndryshme kryesisht në jug të vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar rreth 19 vatra të rrezikshme zjarri.
Vetëm në qarkun e Gjirokastrës ka patur 12 vatra zjarri, në sipërfaqe kullote e shkurre, pa shkaktuar dëme në ndërtesa e infrastrukturë.Në Devinë dhe Sarandë ka patur 4 vatra zjarresh, por me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës dhe mbështetjen e policisë së shtetit, situata u vu shpejt nën kontroll.
Zjarre të rrezikshem janë konstatuar edhe në qarkun e Shkodrës, ku në pyjet e Pukës janë djegur sipërfaqe jo të vogla pyjesh.
E rënduar ishte situata edhe në rrethin e Fierit, ku kodrat e Vajkanit, me pyje dhe ullishte prej më shumë se 5 orësh u përfshinë nga zjarri.
Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli, konfirmoi për “AS”, se të gjithë repartet e mbrojtjes nga zjarri në të gjithe vendin janë në gadishmëri për përballimin e situatës së zjarreve.
Denada Shkodrani