Muri i Berlinit perkujtohet ngritja e Brezit te vdekjes

Me një minutë heshtje Gjermania përkujtoi sot viktimat e Murit të Berlinit të ndërtuar 50 vjet më parë, kohë në cilin regjimi komunist mbylli kufirin mes Lindjes dhe Perëndimit duke e lënë qytetin të ndarë për 28 vjet me rradhë.
Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin edhe Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i vendit, Kristian Ulf, i cili tha për mediat se gjermania moderne merr shembull nga gjermanët e atëhershëm që jetonin në pjesën lindore dhe dëshirën e tyre për t’u bashkuar me pjesën tjetër. Disa tulla janë gjithçka që ka mbetur nga muri që u shemb më 9 nëntor 1989, datë që shënoi edhe bashkimin e Gjermanisë.
Puna për ndërtimin e të ashtuquajturit Brezi u Vdekjes nisi më 13 gusht 1961. Pasi përfundoi, ai ishte i gjatë 155 kilometra, duke u bërë kështu një nga kufijtë më të fortifikuar në botë. 136 persona humbën jetën teksa u munduan të kapërcenin kufirin. Viktima e fundit ra pak muaj para rënies së Murit.
Në qershor 1987, Presidenti amerikan Ronald Reagan mbajti një fjalim në Berlin, në të cilin ai e sfidoi udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbachov duke i kërkuar atij “shkatërrimin e murit”. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore u ribashkuan më 3 tetor 1990.