E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 2-të e festës së birrës, Eliza Dushku qytetare nderi e Korcës

KORCE- Dita e dytë e festës së birrës "Korça" që sivjet zhvillohet për të pestin vit radhazi u shndërrua në një festë masive ku morën pjesë mbi 20 mijë vetë, vendas, të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe turistë të huaj.

E ftuar nderi e kësaj feste ishte edhe aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku, e cila u nderua me titullin "Qytetare nderi" e Korçës. Eliza u shpreh fill pas marres së cmimit se ndjehej si në shtëpinë e saj në Korcë, sidomos tani që ka edhe nënshtetësinë shqiptare.

“Në Korcë ndjehem si në shtëpinë time. Për më tepër që tashmë jam shqiptare zyrtarisht, pasi Presidenti i Republikës më pajisi me shtetësi shqiptare”, tha ajo në një intervistë për Gazetën Shqiptar.

E ndodhur në festën e birrës, Eliza Dushku e cilësoi birrën Korca “si më të mirën në Shqipëri”.

Ndërsa spektatorët duke shijuar këtë birrë duartrokitën gjatë këngëtarët e njohur Redon Makashi, Devis Xherahu, Vedat Ademi, grupin "The Pumpers" ndërsa festa vazhdoi deri në agimin e së shtunës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›