E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi Skënderbej, Berisha:Jo vetëm për këmbësorë, por treg

TIRANË- Kryeministri Berisha nga salla e Kuvendit e ka zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga transparenca e zgjedhjeve që kërkon opozita drejt një cështjeje tjetër, të bërë publike edhe nga mediat, një debat i hapur për rregullimin e sheshit “Skëndërbej”.

Sipas Berishës, sheshi qendror është i qytetarëve, prandaj fton Ramën edhe njëherë në bashkëpunim, për të bërë së bashku një studim, që sipas Berishës të zgjidhë njëherë e mirë problemin e trafikut. Gjithashtu sqaroi se nëse sheshi kthehet për këmbësorët, duhet ti kthehet edhe një treg.

“Punimet për sheshin duhet të përshpejtohen dhe këto punime nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e rregullimt të trafikut, pasi trafiku është problem mbytës për Tiranën. Ftoj Ramën të marrim kompani serioze që të mund të sigurojnë trafikun. Nëse sheshi kthehet për këmbësorët, le të kthehet tregu në shesh” - deklaroi Berisha.

Kryeministri ka filluar të tregojë historinë e debatit të nisur për rregullimin e këtij sheshi. Berisha ika dhënë urdhër më herët për të nisur matjet për rikonstruksionin e tij. Por pikërisht në këtë stad, sipas kryeministrit bashkia është kujtuar për ta rikonstruktuar atë, duke mos pranuar ftesën për bashkëpunim.
“Të gjejmë një zgjedhje për sheshin që turpëron këtë vend, me dhjetra e dhjetra vizitorë më kanë shprehur habinë se si ju pranoni ta lini sheshin tuaj qendror në këtë gjendje, shumë kalimtarë vërtetojnë cdo ditë se sheshi është me keq se sa një shesh në Vidhkuq e Tropojë. Për ti dhënë fund kësaj gjendje unë i kërkova zotit Rama të bashkëpunojë. Nga ai më erdhi një reagim brutal. Ftoi tre arkitektë dhe nisi pumimet, cështja e sheshit qëndror të Shqipërisë nuk mund të zgjidhet në formën e kundërshtive” – theksoi më tej Berisha.

Kryeministri theksoi se për këtë shesh duhet patjetër një projekt që t'i japë zgjidhje trafikut të makinave ashtu sikurse të krijohen lehtësi edhe për këmbësorët.
"Qeveria është e gatshme që të japë të gjitha kontributet e veta", u shpreh Berisha, duke theksuar se në shesh patjetër duhet të ketë treg, sepse nuk mjafton mbjellja e disa pemëve dhe rregullimi i rrugës.Sipas tij, sheshi "Skëndërbej" është fytyra e Tiranës, ndërsa hodhi akuza ndaj opozitës se nuk mirëpret ofertën e qeverisë duke mbrojtur interesat e disa personave.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›