E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubimi kuqezi në Shkodër, policia arreston dy aktivistë. AK: Po mohohet e drejta e tubimeve paqësore

Dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi janë arrestuar gjatë manifestimit që kjo lëvizje ka organizuar sot në qytetin e Shkodrës.

Policia e qytetit verior i ka shoqëruar dy aktivistët e AK në komisariat, pavarësisht se tubimi në të cilin ata morën është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin.

Në një reagim të saj menjëherë pas ngjarjes, Aleanca Kuq e Zi shprehet se dy aktivistët e saj janë shoqëruar padrejtësisht nga forcat e rendit.

Asnjë incident nuk është shënuar gjatë mbajtjes së tubimit në Shkodër. Po mohohet e drejta e tubimeve paqësore, por ne nuk trembemi nga presione të tilla, shprehen përfaqësuesit e AK.

Aleanca Kuq e Zi organizoi sot në Shkodër një tubim në mbështetje të të drejtave themelore të qytetarëve me moton Prona ime, atdheu im.

E drejta e pronës është e drejtë themelore. Informimi i qytetarëve për shembjen e pronës është detyrim ligjor. Në asnjë vend të botës nuk mund të nxirret me dhunë pronari. Ne do të mbrojmë me çdo kusht të drejtat e qytetarëve shkodranë. Kushtetuta është mbi të gjitha, theksuan përfaqësuesit e AK gjatë tubimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›