E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi Skenderbej gati neser dhe per automjetet

Neser gjithcka merr fund ne sheshin Skenderbej. Perfundimisht sheshi do tu rikthehet qytetareve dhe automjeteve duke siguruar nje frymemarrje te re per qarkullimin.

1. Qarkullimi i mjeteve perreth sheshitSkenderbej do te kryhet si me poshte

- Kryqezimi te Blv Zog I me rrugen Ded Gjo Luli hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi dhe do te menaxhohet me semafore.

- Kryqezimi te rruga e Durresit me rrugen Ded Gjo Luli hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do te menaxhohet me semafore.

- Kryqezimi te rruga e Kavajes me rrugen Ded Gjo Luli hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do te menaxhohet me semafore.

- Kryqezimi te rruga e Luigj Gurakuqi me rrugen George.Euml.Bush hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do te menaxhohet me semafore.

- Kryqezimi te rruga e Dibres me rrugen Bardhok Biba hyrja ne shesh do te behet nga rruga Urani Pani me 2 korsi deri ne Blv Zog I dhe do te menaxhohet me semafore.

- Ne te gjitha rruget brenda Unazes se Vogel do te jete ndalim qendrimi 24 ore ne te dy krahet e tyre.

Gjithashtu ndalohet qarkullimi i mjeteve pervec veturave dhe autobuzeve urban qytetes ne brendesi te unazes se vogel te qytetit me kufizim 24 ore me perjashtim te mjeteve te sherbimit te urgjencave dhe zjarrfikesve. Nderkohe subjektet dhe institucionet do te kryejne veprimtarine e tyre me autorizimet perkatese sipas sinjalistikes se vendosur.

2. Risistemimi i stacioneve te Linjave Urbane Qytetese

- Linjat urbane Kinostudio-Kombinat dhe Ish Uzina Dinamo e re - Sharre do te qendrojne te stacioni xhepi i ndalimit perballe Teatrit te Kukullave.

- Linjat urbane Tirana e Re do te qendrojne te stacionet xhepat e ndalimit ne krah te 15- Kateshit dhe Muzeut Kombetar.

- Linjat urbane Lapraka dhe Instituti Bujqesor do te qendrojne te stacion xhepi i ndalimit perpara Muzeut Kombetar.

- Linjat urbane Tufina Porcelani dhe Sauku do te qendrojne ne te njejtin stacion si me pare te Kulla e Sahatit.

3. Punimet ne vazhdim

- Plotesimi i ndricimit ne Sheshin Skenderbej dhe spoteve ne trotuare.

- Perfundimi i veshjes se shkalleve te Muzeu Kombetar dhe Pallati Kultures.

- Perfundimi i punimeve te vogla rifiniture.

- Perfundimi i hapesires para Bankes se Shqiperise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›