Pakti i PS-se Beja Opozita nuk mund te na caktoje detyrat

Nuk kam pare asnjehere qe zevendeskryetari ti propozoje nje pakt si te veproje kryetarit te komisionit Asnje i zgjedhur nuk mund te jete i qete kur merr vetem nje vote nga votuesit e tij
Mazhoranca qeverisese mirepret bashkepunimin me opoziten por votimi ne Kuvend i disa projektligjeve sipas saj eshte vetem nje hap i vogel ne drejtimin e duhur. Kryetari i Komisionit te Jashtem deputeti demokrat Fatos Beja ne nje interviste per standard komenton oferten me te re te socialisteve por dhe situaten e pergjithshme politike. Sipas tij ne Kuvend ekzistojne komisionet dhe rregullorja percakton te drejten qe ka cdo deputet per te propozuar amendime apo dhe projektligje kjo e ben te panevojshem propozimin e fundit te socialisteve per nje komision ad-hoc prane Komisionit te Ligjeve. Madje sipas tij nuk eshte pare ne asnje parlament qe nenkryetar i komisionit ti propozoje kryetarit nje pakt per menyren se si duhet te punohet. Beja mendon se opozites i jane hapur te gjitha rruget e bashkepunimit por eshte ajo qe ende qendron vetem tek deklaratat dhe jo te veprat konkrete. Kjo situate sipas tij nuk eshte aspak shpresedhenese per nje pergjigje pozitive ne dhjetor lidhur me statusin e vendit kandidat. Kreu i Komisionit te Jashtem e konsideron te gabuar edhe debatin mes Presidences e Kuvendit per sa kohe qe sipas tij ligji percakton me se miri kompetencat e paleve. Ai shton se zotin Topi duhet ta shqetesoje shume fakti qe dekreti i fundit i propozuar prej tij mori vetem nje vote ne Kuvendin e Shqiperise.
Zoti Beja Partia Socialiste ne seancen e fundit plenare por edhe ne seancen e kaluar dha voten e saj per disa projektligje nderkohe qe jane votuar me konsensus dhe propozimet per Keshillin Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Eumlshte kjo nje shenje pozitive per mundesine e bashkepunimit mes dy paleve
Sigurisht eshte nje shenje pozitive qe pas dy vjetesh me ne fund opozita merr pjese ne votime si ne cdo parlament tjeter. Eumlshte normale qe ajo here-here te votoje per ligjet here-here te votoje kunder ose te abstenoje. Menyra si voton cdo deputet dhe cdo grup politik vleresohet pastaj nga zgjedhesit e deputetit apo e partise perkatese te cilet shikojne nese vota u sherben atyre ose jo. Dhe kjo ndikon pastaj ne votimet e ardhshme parlamentare. Keshtu funksionon demokracia. Ne rastin e votimit te anetareve te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise tre kandidaturat e propozuara nga deputetet u votuan me konsensus nga nje per cdo grup parlamentar ndash PD PS e LSI kurse tre kandidaturat e propozuara nga qeveria u votuan vetem nga deputetet e koalicionit qeveritar.
Tashme socialistet kane dorezuar ne Kuvend nje tjeter pakete qe PS e konsideron si mundesi konkrete bashkepunimi ku parashikohet ngritja e nje komisioni ad-hoc prane Komisionit te Ligjeve per te diskutuar ligjet me 3/5 por dhe nje kalendar per shqyrtimin e ketyre drafteve. Si e konsideroni kete oferte te te tyre
Nje parlament dhe nje komision parlamentar veprojne ne perputhje me Rregulloren e Parlamentit. Rregullorja jone eshte e ngjashme me rregulloret e vendeve te BE-se cdo deputet dhe cdo grup deputetesh a grup politik ne parlament ka te drejten e nismes ligjore ne baze te kushtetutes pra te propozimit te nje projektligji a te nje a me shume amendamentesh per te ndryshuar cdo projektligj ne proces diskutimi ose cdo ligj te miratuar me pare. Po ashtu gjate diskutimit te nje projekt-ligji ne komision mund te propozohet te thirren eksperte te vendit ose te huaj te ftohen e te degjohen grupet e interesit te debatohet per cdo nen te projektit te paraqitur nga qeveria nga zgjedhesit apo nga deputetet. Ne rastin konkret kemi nje leter te zv.kryetarit te nje komisioni qe i drejtohet kryetarit te komisionit me propozim per te bere nje pakt e per te krijuar komisione ad-hoc per projektligje te cilat jane te depozituar ne parlament jane futur ne programin dhe kalendarin e parlamentit dhe presin te fillohet diskutimi. Nuk kam pare asnje here as ne parlamentin tone as ne parlamente te tjera qe zv.kryetari ti propozoje nje pakt si te veprojne kryetarit te komisionit
Sa jane mundesite reale per nje konsensus mes paleve per Rregulloren e Kuvendit propozimet e socialisteve kane mberritur tashme ne Kuvend
Propozimet per ndryshimin e rregullores si per cdo projektligj a projektvendim tjeter kalojne ne komisionin perkates diskutohen dhe komisioni ia percjell seances plenare ku vendos Kuvendi. Per cdo faze ka afate ne rregullore. Jemi ne vijim te kesaj procedure. Gjate diskutimeve do te duket nese do te arrihet ne konsensus. Por mund te them se kalimi ne fund te seances i diskutimit per ceshtje jashte rendit te dites per te cilin u be aq zhurme nga opozita u vleresua pozitivisht ne progres-raportin e BE-se.
Nje tjeter ceshtje me rendesi mbetet reforma zgjedhore. Zoti Volfart perseriti serish para pak ditesh thirrjen per nisjen urgjente nga puna. Duke pare hapat e fundit te hedhura nga palet kur mendoni se do te nise puna per te vene ne zbatim rekomandimet e OSBE/ODIHR
Nuk e kuptoj pse nuk fillon puna ne Parlament. Nuk ka ende asnje gje te depozituar. Eumlshte gjeja me e thjeshte. Kemi 52 rekomandimet e ODIHR-it mazhoranca ia ka lene te drejten e cdo ndryshimi opozites dhe ajo mund te propozoje cdo ndryshim qe i rrit asaj garancite per zgjedhjet e ardhshme dhe eshte ne perputhje me standardet nderkombetare. Por ende nuk ka asnje propozim konkret Ambasadori i OSBE-se ka shume te drejte ska me nevoje per llafe duhen veprime konkrete. Ne mbledhjen e javes se kaluar te Konferences se Kryetareve une propozova qe te marrim vendimin si kuvend per te krijuar komisionin per reformen zgjedhore dhe emrat grupet le ti vendosin me pas. Opozita nuk foli. Puna ne Parlament mund te filloje qe te henen.
Pjese e diskutimeve mes paleve do te jene dhe propozimet per zgjidhjen e kreut te ri te KLSH-se apo Avokatit te Popullit
Te drejtat e mazhorances e te opozites ne parlament jane te percaktuar ne Kushtetute e cila vendos shkalle te ndryshme te numrit te deputeteve te nevojshem per miratimin e anetareve apo kryetareve te institucioneve kushtetuese. Ne te gjithe duhet te respektojme Kushtetuten e cila me votimet qe parashikon garanton ndarjen e pushteteve dhe pavaresine e institucioneve kushtetuese. Po i beme objekt negociatash keto detyrime kushtetuese atehere do te kemi gjithmone tensione mungese konsensusi e bllokime ne parlament. Sigurisht ne miratimin e nje apo me shume kandidaturash cdo grup politik mund te beje propozime. Ne rastin e Avokatit te Popullit mazhoranca i a ka lene kete mundesi opozites. Nuk e kuptoj pse opozita nuk bie nje kandidature ta miratojme bashkerisht.
Pas ketyre zhvillimeve te fundit sa shanse kemi per nje pergjigje pozitive ne dhjetor per sa i perket statusit
Deri tani ka vetem nje ndryshim per mire opozita merr pjese ne votime. Por kaq eshte shume pak. Ende nuk ka asnje hap perpara per 12 perparesite qe progres-raporti i ve Shqiperise. Per pasoje nuk ka si te kete shans po nuk beme asgje deri ne dhjetor. Nderkohe ka mundesi qe te behen nja dy hapa qe te vleresohen edhe nga BE-ja nese opozita e do nje gje te tille.
Pak dite me pare socialistet bene publik programin e tyre politik ku nje pike me rendesi ishte propozimi per nje takse progresive. Si e vleresoni kete program
Eumlshte mire qe nje force politike del publikisht me nje program. Cilesia dhe vlefshmeria e tij do te vihet ne prove nga vota e zgjedhesve. Eumlshte normal qe nje force e majte te kete program te ndryshem nga nje force e qendres se djathte. Qendrimi ndaj taksave eshte i ndryshem nga e majta dhe nga e djathta. Realiteti shqiptar fakti qe ne po e perballojme shume mire krizen po vijojme me rritje ekonomike rritje te rrogave e pensioneve rritje te investimeve e eksporteve ne nje kohe qe vendet evropiane dhe ne menyre te vecante fqinjet tane kane shqetesime serioze e ulje te rrogave e te vendeve te punes provon se politika ekonomike e koalicionit qeverises ka qene e suksesshme. Gjithsesi ka ende kohe deri sa partite e ndryshme ti drejtohen zgjedhesve per vote.
Dekretet e zoti Topi duket se jane kthyer ne nje karte debatesh mes Presidentit dhe Kuvendit. Si i vleresoni replikat e fundit te zotit Topi me zonjen Topalli por edhe reagimin e tij pas deklarates se ligjvenesve demokrate
Marredheniet ndermjet Presidentit dhe Parlamentit per fat te keq nuk kane qene normale cka deshmohet dhe ne shkembimin e deklaratave per te cilat ju flisni. Ne jemi Republike Parlamentare dhe Kushtetuta percakton qarte te drejtat dhe detyrimet e institucioneve. Sa me shume te respektohet secili institucion aq me mire do te funksionojne ato. Presidenti ka te drejte te nxjerre dekretet Kuvendi ka te drejte ti votoje ato. Ky eshte mekanizmi demokratik qe percakton Kushtetuta. Shqiptaret na gjykojne dhe japin verdiktin e tyre kur votojne. Zgjedhjet e 8 majit e ripohuan dukshem kete mazhorance.
Duke pare edhe votimin e fundit ne Kuvend ku dekreti i Presidentit mori vetem nje vote cili mendoni se eshte problemi qe duhet te zgjidhet ne kete pike
Asnje i zgjedhur nuk mund te jete i qete kur merr vetem nje vote nga votuesit e tij. Sic ju thashe per ne politikanet vota eshte ajo qe ben vleresimin tone.
Partia e re qe flitet se do te krijoje zoti Topi do te cenonte te djathten
Preokupimi yne si force politike eshte te ruajme mbeshtetjen e votuesve dhe per kete shqetesohemi e punojme cdo dite. Une vleresoj me shume kenaqesi qe ne vendin tone nuk kemi manifestime kundra shkurtimeve te konsiderueshme te rrogave e pensioneve apo te vendeve te punes si ne Greqi Itali e shume vende te tjera dhe uroj qe me gjithe veshtiresite te vijojme te permiresojme jeten tone cdo dite. Besoj se shumica e shqiptareve mendojne si une. Duhet te kuptojme se kriza globale eshte nje kercenim i vertete per te gjithe.