E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi “Skenderbej”, lamtumire makina

Sheshi “Skenderbej” do te kthehet ne shesh vetem per kembesoret. Ky eshte perfundimi qe nxjerr Plani Urbanistik i Tiranes, i miratuar me 24 dhjetor nga Keshilli Bashkiak i kryeqytetit. Sipas ketij plani, do t’u jepet perparesi kembesoreve, qe per hir te se vertetes e kane shume shpesh teper te veshtire qe te kalojne nga njera ane e rruges ne tjetren, e aq me teper te ngasin bicikleten, pasi automjetet qe kalojne andej ne menyre te vrullshme, perbejne rrezik per ta. Por, Plani Rregullues i Tiranes pritet t’i jape fund kesaj problematike, sidomos ne pjesen e qendres se Tiranes, pasi sheshi “Skenderbej” do te kthehet zone pedonale, ku pritet qe automjetet e vetme qe do te lejohen te kalojne jane transporti urban dhe tramvaji. Po ashtu edhe ish-Blloku, ne hartat e planit Urbanistik shenjohet si nje zone pedonale, ku lejohen te kalojne vetem automjetet e rezidenteve. Gjithashtu, dokumenti per “Politikat e Zhvillimit te Territorit” percakton se, ne zonen brenda korridorit te unazes se brendshme, duhet t'u jepet perparesi kembesoreve, ndersa trafiku i automjeteve private duhet te pakesohet ne mase te madhe duke u zevendesuar nga transporti publik. Disa rruge brenda zones ne fjale duhet te mbyllen per automjetet private dhe te kthehen ne rruge kembesoresh. Ne zonen brenda korridorit te unazes se ndermjetme, transporti publik dhe bicikletat duhet te kene perparesi ndaj automjeteve private. Parkimi ne rruge duhet te ndalohet, vecanerisht ne rruget kryesore, ku duhet te sigurohet hapesira e mjaftueshme per vendosjen e korsive te posacme per ambientet e transportit publik dhe bicikletat. Nderkohe qe gjithe pjesen e qendres, sheshin “Skenderbej”, deri te parku “Rinia”, si dhe gjithe pjesen e ish-Bllokut plani urbanistik i parashikon si zona pedonale, me nje trafik te kufizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›