Zonat informale ne Tirane, si do te legalizohen Luljeta Ndoka
Procesi i legalizimit te zonave informale do te jete qellimi final i Bashkise se Tiranes per ato zona qe e shfaqin kete problematike, ndersa qellimi i ligjit do te filloje ne vitin 2006. jane jo pak, por plot 25 mije ndertime pa leje ne Tirane, 17 mije prej te cilave jane vetedeklaruar. Sipas dokumentit “Politika e Zhvillimit te Territorit te Bashkise Tirane”, ne procesin e legalizimit do te perfshihen te gjitha ndertimet pa leje te vetedeklaruara. Mjafton qe ato te respektojne studimet urbanistike pjesore qe do te miratohen per zonat informale dhe qe do te zgjidhin problemin e pronesise se truallit dhe objekti i tyre do te jete i legalizuar. Dokumenti i politikave per zhvillimin e Tiranes publikon skeme e punes ne vazhdim per zhvillimin e zonave informale. Keshtu, se pari do te realizohet klasifikimi i zonimit funksional ne varesi te kushteve te reja ekonomiko-shoqerore te zonave informale. Krahas kesaj do te behet edhe analiza e gjendjes ekzistuese dhe ndryshimet qe kane ndodhur pas viteve '90, si dhe zonimi sipas nje skeme te re funksionale i territoreve ekzistuese. Si mase tjeter te publikuar nga Bahskia e Tiranes eshte parashikimi i territoreve me funksione social- kulturore si dhe i kritereve urbanistike per secilen zone funksionale. Nje tjeter mase qe ka publikuar Bashkia eshte shqyrtimi i skemes se qarkullimit dhe percaktimi i nje sistemi rrugor funksional, por edhe percaktimi i infrastruktures inxhinierike. Pas analizimit te gjendjes ekzistuese dhe rikonstruksionit te saj, do te realizohet zhvillimi i nje sistemi funksional inxhinierik ne keto zona. Pika tjeter kyce qe ka parashikuar bashkia, eshte propozimi i modeleve te zhvillimit, te indit urban per keto zona banimi sipas modelit te grupimit rreth oborreve te hapesirave te perbashketa apo hapesirave publike per te rritur interesin per jete komunitare dhe shanse bashkepunimi. Nje tjeter pike e rendesishme eshte zbatimi i nje formule menaxhimi te territoreve private me ane te formulimit te nje rregulloreje te sakte qe percakton marredheniet midis pronareve dhe komunitetit nga njera ane dhe pronarit-shtet nga ana tjeter. Si nje nga objektivat kryesore te procesit te legalizimit ligji parashikon qe legalizimi te paraprihet me procesin e urbanizimit, i cili ka nje rendesi te madhe ne kuadrin e integrimit te ketyre zonave me pjesen tjeter urbane te qytetit. “Duke e konsideruar si piken kyce “urbanizimin” i kemi paraprire “legalizimit” me disa studime te miratuara te rrjetit rrugor. Gjithashtu ne keto studime jane percaktuar zonimet dhe kriteret per secilen zone. Aktualisht po hartohen studimet urbanistike te 2 zonave informale, te cilat ndodhen brenda njesive bashkiake 4, 8 dhe 6,7”, thuhet ne dokumentin per zhvillimin e Tiranes. .
Statistika te zonave informale
Zonat informale ne qytetin e Tiranes zene 900 ha
Perfshijne nje popullsi prej 75 000 banoresh
80% e godinave jane ndertime 1-2 kate
Rreth 20% jane ndertime 3-4-5 kate
Numri i ndertimeve pa leje eshte 25,000
Objekte te paraqitura me vetedeklarim jane 17,521
Vetedeklarimi zgjati nga 24 Dhjetor 2004 - 24 Mars 2005.
Ndertimet pa leje, shumica jane dykateshe
Sipas dokumentit “Politika e Zhvillimit te Territorit te Bashkise Tirane”, zonat informale ne qytetin e Tiranes kane nje shtrirje me nje siperfaqe afersisht 900 ha dhe nje popullsi prej 75 000 banoresh. Keto zona karakterizohen nga nje intensitet ndertimesh pa leje dhe levizje e pakontrolluar e popullsise. Rreth 80 per qind e godinave mesohet te jene ndertime 1-2 kate dhe rreth 20 per qind jane ndertime 3-4-5 katesh. Nga ana tjeter, behet me dije se numri total i ndertimeve pa leje te evidentuara ne keto zona eshte rreth 25 mije, ndersa objekte te paraqitura me vetedeklarim jane 17,521. Ne keto zona mungon pergjithesisht rrjeti rrugor dhe inxhinierik, i cili gjendet i organizuar ne menyre spontane. Ekziston nje rrjet rrugor i diktuar nga nevojat e vete komunitetit me rruge te ngushta te pa asfaltuara, pa trotuare, te dy krahet e te cilave kufizohen me mure te larta me blloqe betoni. Rrjeti inxhinierik eshte adaptuar jo sipas standardeve te duhura. Nga ana tjeter, rezultoi se shtetasit shfaqen interes per legalizimin, fakt qe u vertetua me vetedeklarimin e 17 521 ndertimeve pa leje. Bazuar ne vetedeklarimet e shtetasve Drejtoria e Legalizim Shpronesimeve propozoi ne KRRT-ne e Bashkise se Tiranes kufijte e dy zonave informale te ndodhura ne territoret e Njesive Bashkiake 4, 8 (Allias) dhe 6,7 (Unaza e Madhe, Fusha e Aviacionit).
Tirane, si shperndahen 14 tregjet e 850 tregtareve:
Ne Tirane gjenden 14 tregje qe administrohen nga Njesite Bashkiake ne Tirane. Behet fjale per tregun ushqimor me shumice ne Qytetin e Nxenesve, tregun Fruta-Perime te Pazari i Ri, tregtorja e mishit ne Pazarin e Ri, tregu elektroshtepiak, tregu industrial, tregu i gjese se gjalle, tregu fruta-perime ne Porcelan, tregu fruta - perime ne rrugen 4 Deshmoret, tregu i Shallvareve, tregu fruta-perime ne Laprake, tregu fruta-perime ne Kombinat, tregu fruta-perime me shumice ne rrugen “Artan Lenja”, tregu fruta-perime ne rrugen “Mine Peza” si dhe tregu fruta-perime ne Pallatet “1 Maji”. Disa prej tyre jne prone publike, ndersa disa te tjera jane asete te Bashkise se Tiranes. Behet me dije se numri mesatar i tregtareve te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre ne tregjet publike eshte mesatarisht 1870 tregtare, ndersa siperfaqja e tregtimit eshte rreth 22,685 m. Por, siperfaqja faktike e shfrytezimit eshte 15,956 m2.