E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat për Britani edhe në Prishtinë

PRISHTINE - Qytetarët e Kosovës nga 12 prilli do të mund të aplikojnë për viza britanike në ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

“Hapja e qendrës për viza demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në komunikatën e ambasadës britanike.

Formularët do të mund të plotësohen online, ndërsa termini për takim do të caktohet në ambasadën britanike në Prishtinë.

Dokumentet e aplikuesve sërish do të dërgohen në Shkup, por qytetarët e Kosovës mund t’i marrin vizat vetëm në Prishtinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›