Gjykata e Apelit jep vendimin për anëtarët e Bandës së Lushnjes

Vendimi i gjykatës së Apelit për krimet e rënda në Tiranë nxjerr të pafajshëm një nga anëterët e “Bandës së Lushnjes”, duke dhënë urdhrin për lirimin e menjëhershëm të tij.
Shkak është bërë rrëzimi i akuzës së vrasjes e cili i kishe dhënë 16 vjet burg nga gjykata e krimeve të rënda. Gjithashtu Apeli ka ndryshuar masën e dënimit edhe për Rexhep Ginën, ku nga 16 vjet dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Shkalla e dytë i jep vendimin me 10 vjet heqje Lirie.
Duke qenë se ai ka kryer 7 vjet burg, sipas avokatëve Gina është drejt lirimit nga qelia, kjo pasi nëse përllogariten ditët e qëndrimit në paraburgim si dhe në burg . Ndërkohë mbeten të pa ndryshuara vendimet për të dënuarit e tjerë me burgim të përjetshëm për Arben Boriçin, dhe Ilir Stërgun, ndërsa me 25 vjet burg për Erion Cicin.
Ndërsa një tjetër ndryshim që ka dhënë gjykata e apelit për krimet e rënda është edhe për Jorgo Muzakën me 6 vjet burg, nga 10 që kishte dhënë gjykata e shkallës së parë. Ndërsa edhe Arjan Aliço është dënuar me 5 vjet heqje lirie. Të akuzuarit e “Bandës së Lushnjes”, kanë mbi supe një sërë akuzash, siç janë ato të vrasjes, plagosjes së rëndë, tentativës së vrasjes, pjesëmarrjes në organizata.