Fëmijët e Jackson nuk kanë shokë

Kujdestarja e familjes, Katherine Jackson — e cila është kujdestare legale e Prince (13), Paris (12) dhe Blanket (8) - ka thënë se mbesat dhe nipërit e saj nuk janë aspak të shoqërueshëm, mirëpo së shpejti ajo do i regjistroj në një shkollë private ku ata mund të zgjerojnë rrethin e shoqërisë së tyre.
“Ata nuk kanë asnjë shok. Ata nuk shkojnë në shkollë, kanë mësime private në shkollë – mirëpo kjo do të ndryshoj në shtator kur do t’i dërgoj në një kolegj privat”, ka thënë Katherine për gazetën britanike “Sunda Mirror”.
“Mirëpo ata kanë kushërinj, teze dhe xhaxhallarë që kujdesen për ta dhe i ndihmojnë shumë. Për ta kjo është normale sepse është jeta që njohin. Ata kanë kohën e caktuar për të shkuar në krevat, të praktikojnë karate, të notojnë dhe të gjitha këto gjëra i adhurojnë”, tha Katherine.