"BP" ishte paralajmëruar për rrjedhjen e naftës
Një naftëtar i platformës Deepwater Horizon, e cila shkaktoi rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës deklaroi për BBC-së se ai kishte vënë re një rrjedhje në pjesën e penguesit të shpërthimit disa javë përpara se ai të shpërthente.
Penguesi i shpërthimit, i cili ka prerëse gjigande për të prerë dhe mbyllur tubacionet kryesore në rast emergjence, është projektuar për të mbyllur pusin në rast emergjence, ndërsa ditën e katastrofës dështoi plotësisht.
Tyrone Benton tha se supervizori i tij i dërgoi lajmin e rrjedhjes me e-mail si kompanisë BP, ashtu dhe kompanisë Transocean, e cila ka në pronësi platformën.
Naftëtari thekson se aparatura e kontrollit duhej riparuar duke pezulluar operacionet e shpimit, por kjo i kushtonte shumë BP-së.
BP ka reaguar duke thënë se kompania Transocean ka qenë përgjegjëse si për mirëmbajtjen ashtu edhe për funksionimin e penguesit të shpërthimit, ndërsa Transocean thekson se aparatura ishte provuar tre ditë më parë dhe punonte.
Burime nga kompania britanike "British Petrolium" njoftuan sot se për t'u përballur me ndotjen e naftës në Gjirin e Meksikës, kompania ka shpenzuar deri tani dy miliardë dollarë.