E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet me armë një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar u qëllua me armë zjarri dhe gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së Tiranës së Re në kryeqytet pranë disko "San Paolo" ku viktima Elton Lulo, 29 vjeç dyshohet se ka pasur një sherr banal me autorin e vrasjes.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, tha se si pasojë e të shtënave është plagosur edhe 19-vjeçari Bledar Caca i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Ushtarak ka dalë nga spitali. Ndërkohë mësohet se viktima Elton Lulo ka punuar si badigard në këtë zonë.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia është në kërkim të autorit të vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›