E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident i rëndë në Francë, ngatërrohet municioni i manovrës

Aksidenti ndodhi gjatë një demonstrimi  në jug të Francës, 16 vetë janë plagosur, katër rëndë pas përdorimit të municionit të vërtetë në vend të atij të manovrës në një ditë të hapur të ushtrisë. Ishte një demonstrim në një ditë të hapur në kazermat e regjimentit të parashutistëve pranë Carcassonne-s.

Marinsat po tregonin teknikën e tyre duke sulmuar një grup imagjinar që kishte marrë pengje.

Skenari ishte luajtur 4-5 herë, kur herën e gjashtë pa ndonjë shpjegim plumba të vërteta përshkruan ajrin dhe ata që po shihnin u shtrinë në tokë.

Sipas doktorëve, jetët e dy vetëve janë në rrezik, një fëmijë i moshës 3 vjeçare.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes tha se ishte e pakuptueshme se si kishte ngjarë aksidenti.

Një ushtar është arrestuar dhe ka filluar hetimi. Presidenti Sarkozy ka kërkuar me urgjencë të dëgjojë gjetjet e hetimit.BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›