E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Basha tek ajupi Te Informojme cdo Shqiptar per rregullat e Liberalizimit te vizave

Gjate fushates informuese per rregullat e heqjes se vizave Ministri i Brendshem ka zhvilluar nje bashkebisedim me nxenesit e gjimnazit Andon Zako Cajupi ne Tirane mbi te drejtat e detyrimet e levizjes se lire ne zonen Shengen. Duke nenvizuar se kryerja e detyrave te percaktuara ne udherrefyesin e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave ka kerkuar shume perqendrim energji burime financiare e mbi te gjitha kerkonte vullnet te hekurt Basha u shpreh se Shqiperia ka realizuar ne dy vite nje volum pune te cilin vendet e tjera e kane arritur per 40 vjet. Ministri i perballe gjimnazisteve u shpreh se duhet qe te ndihen krenare me vendin e tyre me prinderit me te gjithe taksapagues shqiptare dhe me punonjesit e administrates publike. Ata bene te mundur ate qe vendet e tjera e kishin bere per 40 vjet dhe e bene te mundur vetem ne saje te reformave dhe perpjekjeve pa mik pa hater pa kopjim prandaj le tu themi faleminderit per realizimin e reformave qe bene te mundur heqjen e vizave-iu drejtua gjimnazisteve Ministri i Brendshem.

Ministri Basha gjate bashkebisedimit i ka ftuar te rinjte qe te bashkepunojne ne fushaten e informimit te cdo qytetari shqiptar mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Shengen. Gjithashtu edhe ne kete takim Ministri i brendshem Lulzim Basha i eshte pergjigjur pyetjeve qe kane pasur nxenesit e gjimnazit Andon Zako Cajupi. Nder te tjera Ministri Basha u ka shpjeguar se per te gjithe qytetaret shqiptare qe deshirojne te udhetojne ne hapesiren Shengen duhet te jene te pajisur me pasaporten biometrike. Nje kusht tjeter eshte se ata duhet te marrin masat e nevojshme qe te jene ne mirebesim me autoritetet e vendeve te BE ku do te udhetojne. Ministri Basha u ka rikujtuar se te gjithe shqiptaret qe do te levizin ne zone Shengen pa vize duhet qe te respektojne afatet e qendrimit 90 dite ne cdo 6 muaj duke kerkuar qe te mos keqperdoret mundesia e levizjes se lire ne menyre qe te shmangen penalitetet e percaktuara ne rast te shkeljes se rregullave. Ata persona te cilet do te shkelin afatet e qendrimit ne zonen Shengen do te rrezikojne deportim dhe mos shkeljen e tyre be vendet e kesaj zone deri ne nje periudhe 5-vjecare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›