E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vrau qe ti vidhte shtepine arrestohet pas 1 jave

Viktima ndodhej i vetem ne banese ku autori ka hyre duke e goditur me sende te forta te moshuarin Enver Velija dhe me pas ka vjedhur objekte te ndryshme elektroshtepiake dhe sende te tjera personale ne banesen e ketij te fundit.

Viktima ndodhej i vetem ne banese ku autori ka hyre duke e goditur me sende te forta te moshuarin Enver Velija dhe me pas ka vjedhur objekte te ndryshme elektroshtepiake dhe sende te tjera personale ne banesen e ketij te fundit.

Pas nje hetimi njejavor Policia ka vene nen pranga personin e dyshuar si autorin e grabitjes e te vrasjes se 69-vjecarit Enver Velija. Sipas policise Rushit Hatija 34 vjec ka hyre qe te grabise ne banesen e viktimes. Kur ky i fundit e ka zbuluar Hatija e ka goditur me sende te forta duke e lene te pajete 69-vjecarin.

Gjate ecurise se ketij hetimi burime nga Policia Tiranes bejne me dije se deri tani ka rezultuar se Hatija eshte gjithashtu i dyshuar edhe per disa krime te tjera te ndodhura ne Tirane. Per kete qellim eshte ngritur edhe nje grup hetimor i posacem i cili po punon per te bere zbulimin e dokumentimin e te gjitha aktiviteteve kriminale qe mund te jene kryer nga Hatija - tha policia.

Kane qene Strukturat e Hetimit te Krimit e me konkretisht Seksioni kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane qe kane organizuar operacionin Hijet e nates II. Ne kuader te ketij operacioni eshte bere teresisht e mundur zbardhja e kesaj vjedhjeje me arme e cila ka pasur si pasoje vdekjen e 69-vjecarit Enver Velija. Si rezultat i hetimeve te organizuara nga ky bashkepunim u arrit identifikimi dhe kapja i autorit te kesaj ngjarjeje i cili dyshohet te jete Rushit Hatija. Sipas skedareve te policise 34-vjecari ka qene edhe me pare i denuar per vjedhje por tashme atij do ti duhet te perballet edhe me akuzen e vrasjes gjate perpjekjes per te vjedhur me arme akuze e cila perben nje penalitet te rende dhe mund ta lere ate goxha kohe mbas dyerve te qelise.

Sipas grupit hetimor ngjarja ka vijuar ne kete menyre 69-vjecari ndodhej i vetem ne banese ku autori ka hyre duke e goditur me sende te forta Enver Velija dhe me pas ka vjedhur objekte te ndryshme elektroshtepiake dhe sende te tjera personale ne banesen e ketij te fundit. Materialet per kete ceshtje tashme i kane kaluar Prokurorise se Tiranes nga ku do te ngrihet akuza per konsumim te vepres penale te Vjedhjes me pasoje vdekjen ndaj te dyshuarit Rushit Hatija.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›