E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi vakant në KLD dhe mandati i Seserit, sot në Kuvend

Kuvendi

Dy vendet vakante në qendër të debateve politike ditët e fundit do të diskutohen në seancën e sotme parlamentare.

Dy kandidaturat për vendin vakant në KLD, Ardian Visha i propozuar nga PS-ja dhe Elvis Cefa nga PD-ja, pritet të votohen sot, ndërsa gjatë seancës do të diskutohet edhe për mandatin e lënë vakant nga largimi i deputetes socialiste Rudina Seseri.

Largimi i Kreshik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së ka shkaktuar debate mes maxhorancës dhe opozitës, të cilat kanë propozuar kandidatët e tyre, që pritet të votohen sot në një votim të fshehtë.

Gjithashtu, në seancën e sotme, PD-ja dhe PS-ja do të paraqesin një raport të përbashkët në lidhje me mandatin socialist të lënë bosh pas largimit të Seserit.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›