Sheva: “Jam i pakenaqur te Çelsi”

Sulmuesi ukrainas vazhdon ta konsideroje veten si nje i pakenaqur me gjendjen e tij te Celsi. Pas ndeshjes se Liges se Kampioneve, ku Shevcenko hyri si zevendesues ne minuten e 68-te duke zevendesuar Drogbane (autor i dy golave), ish-lojtari i Milanit ka pranuar per faqen ukrainase futball.ua: "Po, une jam i pakenaqur ne kete skuader, por cfare duhet te bej? Besoj se do ta kaloj me shume pune dhe pak zhurme", - thote sulmuesi ukrainas. "Per mua, tani kenaqesia me e madhe eshte prania ne skuadren kombetare. Sa here qe une luaj per te, une ringarkoj baterite e mia, te cilat zbrazen menjehere sapo mberrij ne Londer", - shprehet Sheva. "Une jam gjithmone i lumtur kur vij ne vendin tim te lindjes dhe mezi pres te luaj per te", - thekson Andrij. Kapiteni i Ukraines komenton edhe grupin e skuadrave ne eliminatoret e Boterorit 2010. "Skuadra e Anglise eshte me e forta e grupit tone. Mjafton te shikoni klubet e tyre. Anglia vertet deshtoi per Euro 2008, por ajo mbetet nje nga skuadrat me te mira te kontinentit. Une besoj se kjo situate nuk do te perseritet me te Anglia", - perfundoi Shevcenko.