Cana: “Të lutem mos ndëshko!”

Gjatë pjesës së dytë një faull i Canës kundër një lojtari turk, gjatë ndeshjes së humbur në minutat e fundit në Stamboll kundër Beshiktashit (2-1), në takimin e vlefshëm për ditën e 5-të të Ligës së Kampioeneve, dhuroi edhe një skenë argëtuese. Kur gjyqtari Kantaleho u bë gati për ta ndëshkuar shqiptarin me karton të verdhë, Loriku u ul në gjunjë duke iu lutur të mos e bentë veprimin. "Unë nuk e preka në të vërtetë aspak lojtarin, vetëm topin. Do të ishte me të vërtetë budallëk i madh ta merrja atë", - tregon Cana një ditë pas ndeshjes. Loriku është ndëshkuar me më pak kartonë gjatë këtij sezoni në kampionat dhe nuk ka marrë kartonë në Ligën e Kampioneve. "Fakti që tani mbaj edhe shiritin e kapitenit më shmang shumë edhe dhënien e kartonëve, të cilët m'i jepnin me shumë lehtësi më përapara", - shton ai.
Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, ndihet plotësisht i zhgënjyer. "Dëshironim t'i luanim letrat tona deri në në fund për të pasur të gjitha shanset në anën tonë për vazhdimin e kompeticionit. Të pësosh një gol tri minuta para përfundimit të takimit është shumë torturuese, sidomos pasi bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë dhe patëm raste për të kaluar në avantazh. E kemi gjithmonë fatin në duart tona. Unë vazhdoj të besoj për vazhdimësinë", - shprehet shqiptari në faqen zyrtare të Marsejës.
Së fundi edhe një koment për ndeshjen e 11 dhjetorit midis Olimpikut të Marsejës dhe Liverpulit. "Ata janë nënkampionë të Europës dhe më mund të fitojnë në fushë, por ne jemi tani shumë të vështirë për t'u mundur në shtëpi. Shanset janë 50 me 50 përqind", - përfundoi Cana.