E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malindi, “dashuri” me golin në Bullgari

Enco Malindi ka rënë në dashuri me golin në Bullgari. Edhe sot shënoi një të tillë në fitoren 2-0 të Slavias me Vidima.
Ish-sulmuesi i Partizanit realizoi golin e parë në minutën e 39-të nga një distancë 4-5 metra, ndërsa në të pjesën e dytë dyfishoi Simonovi (88'). Ky ishte dhe goli i dytë i Malindit në kampionatin bullgar.
Enco luajti deri në minutën e 90-të për t'u zëvendësuar nën duartrokitjet e tifozëve, që duken se kanë gjetur një idhull të ri.
Në ndeshjen tjetër, Lokomotiva PD fitoi 1-0 (Beli 65') me Belasicën e Klodian Seminës (90 minuta ne fushe).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›