Kupa Intertoto, shqiptaret kundër një skuadre qipriote

Pas rikthimit të Shqipërisë në FIFA e UEFA dhe klubet shqiptare marrin frymë. Kështu, skuadra jonë që do të marrë pjesë në Kupën Intertoto 2009 do të përballet me një skuadër qipriote.
Shorti i Kupës Intertoto u hodh në Nion, më 21 prill, por atëherë Shqipërisë nuk i ishte hequr pezullimi dhe skuadra shqiptare ishte me pikëpyetje. Në Kupën Intertoto marrin pjesë skuadra nga 50 vende.
Kjo do të jetë hera e parafundit që do të zhvillohet Kupa Intertoto, e lindur në vitin 1995, pasi UEFA ka marrë vendimin për ta pezulluar atë pas sezonit 2009-2010.
Ndeshjet vajtjes së raundit të parë të Kupës Intertoto do të zhvillohen më 21/22 qershor dhe ato të kthimit, më 28/29 qershor. Nëse skuadra shqiptare do ta kalojë skuadrën qipriote, atëherë në turin e dytë do të përballet me një ekip zviceran. Nëse gjithcka do të shkojë mbarë në raundin e tretë na pret një skuadër bullgare ose fituesja e ciftit Maltë-Slloveni.
Besa ka të gjitha shanset për të luajtur në Kupën Intertoto. Sezonin e kaluar në këtë kupë luajti Vllaznia, që eliminoi në turin e parë kroatët e NK Zagreb (1-2, 1-0), ndërsa në dytin u shpartallua nga turqit e Trabzonsporit (0-6, 0-4).
Partizani është skuadra e fundit shqiptare që është përballur ne kete Kupe me një skuadër qipriote, Ethnikos Achnas: humbi 4-2 në Qipro dhe fitoi 2-1 në Tiranë.
HISTORIA E KLUBEVE SHQIPTARE NE INTERTOTO
Pesë ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në Kupën Intertoto, ku rekordin e pjesëmarrjeve e mban Teuta e Durrësit dhe Vllaznia e Shkodres me nga tre të tilla.
TEUTA e Durrësit është dhe skuadra e parë shqiptare që ka marrë pjesë në Kupën Intertoto në vitin 1999, 2002, 2004. Teuta e eliminua qysh në turin e parë nga Akranes e Islandës: humbi 5-1 në Islandë dhe fitoi 2-1 në Durrës. Në vitin 2002 Teuta eliminoi Valetën e Maltës (fitoi në transfertë 2-1 dhe barazoi në Durrës 0-0). Në turin e dytë u eliminua nga rumunët e Gloria Bistrica. Humbi 3-0 në Rumani dhe fitoi 1-0 në Durrës. Në vitin 2004 Teuta u eliminua nga sllovenët e Dubnicës: barazoi 0-0 në Durrës dhe humbi 4-0 në transfertë.
VLLAZNIA është ekipi i dytë shqiptar që ka marrë pjesë në tre sezone: 2000, 2004, 2007. Vllaznia morri pjesë për herë të parë në Kupën Intertoto në vitin 2000, kur u eliminua qysh në raundin e parë nga skuadra qipriote Nea Salamis Ammochostos (1-4, 1-2). Dy golat për Vllazninë i shënoi Dorian Bylykbashi. Në vitin 2004, Vllaznia eliminoi në turin e parë skuadrën izraelite Hapoel Bear Sheva. Humbi ndeshjen e parë në Shkodër 1-2 dhe fitoi ndeshjen e kthimit në Izrael 1-0. Dy golat për Vllazninë i shënoi Hamdi Salihi. Për shkak të aktivizimit të një lojtari të pafederuar në UEFA, skuadra izraelite e humbi takimin në tavolinë 3-0. Në raundin e dytë të këtij edicioni, Vllaznia u eliminua nga skuadra kroate Slaven Belupo Koprivnica. Humbi në transfertë 2-0 dhe fitoi në Shkodër 1-0 (gol i brazilianit Abilio). Sezonin e kaluar (2007) në këtë kupë Vllaznia eliminoi në turin e parë kroatët e NK Zagreb (1-2, 1-0). Nora shkelqeu per shkodranet. Në turin e dyte Vllaznia u shpartallua nga turqit e Trabzonsporit (0-6, 0-4).
BYLIS i Ballshit, që sapo u shpall kampion i Kategorisë së Dytë (sezonin e ardhshëm do të luajë në të Parën) është ekipi i tretë shqiptar që ka luajtur në Intertoto. Ballshiotët kanë marrë pjesë në Kupën e vitit 2001 ku barazuan në transfertë 3-3 me Universitatea Krajova të Rumanisë dhe humbën në shtëpi 0-1, duke u eliminuar nga vazhdimi i saj.
PARTIZANI, që u eliminua sezonin e kaluar (2006) qysh në raundin e parë nga skuadra qipriote Ethinkos Achnas (2-4, 2-1), është skuadra e katërt që ka marrë pjesë në Kupën Intertoto. Paraqitja e parë e të kuqve është ajo e vitit 2003, e sukseshme në raundin e parë kur eleminuan skuadrën izraelite Makabi Netanjau (2-0, 1-3, gol i rëndësishëm i Muzakës në ndeshjen e kthimit). Në të dytin, Partizani i humbi të dyja takimet me skuadrën moldave Dacia Kishinau (0-3, 0-2).
Edhe DINAMO ka luajtur një tur në Kupën Intertoto në vitin 2005. Dinamo fitoi 2-1 në Tiranë me skuadrën kroate Varteks Varazhdin dhe humbi 4-1 në Kroaci, edhe pse shënoi e para.