Sheva: Zgjodha Milanin para Barcës dhe Manchesterit
Andriy Shevchenko ka njoftuar se në momentin më të mirë të karrierës së tij, kishte vendosur t'i bashkëngjitej Milanit, duke anashkaluar interesimin e Barcelonës dhe Manchester Unitedit. Sulmuesi ukrainas asokohe bëri emër me Dynamo Kievin dhe të gjitha skuadrat më të mira në Evropë shprehën interesim për të.
"Kur isha 22 vjeç, pata mundësinë të shkoja te Barcelona dhe Manchester Unitedi, por unë zgjodha Milanin".
"Ndërsa klubi ishte mjaft i suksesshëm duke fituar gjithçka që ishte e mundur, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa unë fitova Topin e Artë. Jam krenar me karrierën time". "Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Jam 33 vjeç dhe nuk e di edhe sa kohë do të mund të luaj. Mirëpo në vitet e fundit të karrierës time dëshiroj të jem në fushën ku e fillova karrierën", ka thënë Sheva për revistën "Focus".