E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Zgjedhjet e 15 nëntorit, test për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka cilësuar zgjedhjet lokale të 15 nëntorit si një test për demokracinë dhe përgjegjshmërinë e njerëzve të politikës.
Krasniqi tha në një intervistë me BBC-në, se nëse testi për demokracinë nuk kalon, atëherë nuk duhet kërkuar fajtori tek qytetarët, por tek subjektet politike.
Kryeparlamentari kosovar deklaroi se partitë politike qeverisëse dhe ato të opozitës duhet të jenë të përgjegjshme për rëndësinë politike që kanë zgjedhjet lokale dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë, më masivisht, në zgjedhje.
Krasniqi e cilësoi ofertën e institucioneve të Kosovës për serbët lokalë si një prej ofertave më të mira në rajon për pakicat, ndërkohë që vlerësoi se Beogradi, me ftesën për mospjesëmarrje të serbëve të Kosovës në zgjedhje, po i pengon vetë qytetarët serbë, po e pengon integrimin dhe mirëqenien e tyre në realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›