E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevçenko kthehet kokulur në shtëpi

Shikim i trishtuar, kokë e ulur dhe zero gola. Kjo është historia
e tre viteve të fundit të Andrij Shevçenkos. Është thuajse i
mbaruar kalimi i sulmuesit ukrainas të Çelsit te Dinamo e Kievit.
Për këtë arsye duket e pakënaqur edhe gruaja e tij, Kristen, e cila
Ukrainën nuk e ka në preferencat e saj. Ukrainasi ka hyrë në krizë
identiteti, që nga momenti kur takoi Hoze Murinjon. Tashmë është
ambientuar me të qenit hije e vetvetes. Lojtari që në 2004 fi toi
"Topin e Artë" duket se ka arritur fundin e aventurës së tij jashtë
Ukrainës dhe tani përgatitet të rikthehet në shtëpi, ku do të bëjë
edhe mbylljen e karrierës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›