E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimet, Murinjo fajëson shtypin

Kërcënime ndaj Hoze Murinjos, trajnerit të Interit, i vënë
nën shënjestrën e fondamentalistëve pas zëvendësimit
të mesfushorit ganez Sulej Muntari në takimin me Barin.
Lajmin e ka bërë të ditur "Daily Star", duke shpjeguar
se fjalët "fyese" të Murinjos kanë shkaktuar zemërim te
besimtarët myslimanë. Në adresën e teknikut portugez
të Interit janë drejtuar shumë kërcënime, të publikuara në
faqet e internetit me bazë islamike. "Në rast se më ndodh
ndonjë gjë, do të jetë përgjegjësia juaj, është hedhur në
kundërsulm Murinjo, duke iu drejtuar gazetarëve. Situata
e Muntarit është përgjegjësia juaj, jo e imja. Unë e di
çfarë kam thënë, për këtë janë edhe regjistrimet, por juve
u pëlqen të ndërroni fjalët. Unë kam thënë se vendimi i
Muntarit për të agjëruar nuk është për t‘u kritikuar, sepse
është një çështje besimi dhe feje, çka do të thotë që unë
e pranoj vendimin e tij", deklaroi Murinjo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›