E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti, nis një epokë e re

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës,
për fazën e grupeve në kompeticionin
më të ri futbollistik në botë,
Europa League, ka mbyllur përfundimisht
kapitullin me emrin "Kupa
UEFA", duke premtuar një spektakël
të ri nën Kupën më pak prestigjioze
të Kontinentit të Vjetër për aktivitetet
e klubeve. Kjo kupë tashmë do të
quhet Europa League. Nga vazot
e Nionit janë shmangur përballjet
e mëdha që në këtë fazë, ndërsa
ekipet janë ndarë në 12 grupe, nga
të cilat do të kualifi kohen 2 ekipet e
para dhe ku do të shtohen 8 skuadrat
që do të dalin të tretat në grupet
e Champions Leagues. Kështu, në
Grupin A, Ajaksi do të ketë përballë
fqinjët belgë të Anderlehtit, ndërsa
tabloja plotësohet me Timishoara
dhe Dinamo Zagreb. Në Grupin B,
Valencia pritet të ketë një kualifi kim
të vështirë, pasi do të duhet të luajë
kundër francezëve të Lile, çekëve të
Sllavia Pragës dhe italianëve të Xhenoas.
Në Grupin C, Hamburgu është
pozicionuar me skocezët e Sëlltikut,
izraelitët e Hapoel Tel Aviv dhe Rapidit
të Vjenës, i cili në turin e dytë eliminoi
skuadrën shqiptare, Vllazninë. Fituesit
në fuqi të këtij kompeticioni, ukrainasit
e Shakhtar Donjesk, kanë pasur një
short të lehtë, pasi do të luajë përballë
belgëve të Bryzh, serbëve të Partizanit
të Beogradit dhe francezëve të Tuluzës.
Italianët e Romës do ndeshen
me Bazelin, Fulhemin dhe CSKA e
Sofjes. Ndërsa Verder Bremen do të
përballet me Austrinë e Vjenës, Atletik
Bilbaon dhe Nacionalin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›