Platini kundër Anglisë e Spanjës: Përjashtim për klubet me borxhe
Mishel Platini i përgjigjet
pjesërisht thirrjes së bërë
nga Silvio Berluskoni në
këta muajt e fundit në lidhje me
bilancet financiare të klubeve
në botën e futbollit. Presidenti i
UEFA-s nuk e merr në konsideratë
vënien e një tavani shpenzimesh,
sepse, sikurse ishte thënë disa
ditë më parë, është një propozim
i parealizueshëm. Por ka ndërmend
të pastrojë shumë lëvizje të
dyshuara, të cilat rrezikojnë "shëndetin
e topit" në të gjithë botën.
Zoti Platini ka shfrytëzuar rastin
për të informuar përfaqësuesit e
klubeve mbi objektivin e UEFA-s
në lidhje me "fair play" fi nanciarë.
"Ideja është të miratojmë një sërë
rregullash në vitet e ardhshme,
në mënyrë që në plan afatgjatë,
klubet të mos i shpërdorojnë më
përfi timet e tyre, ka thënë ai. Është
një frazë e shkurtër dhe e thjeshtë,
por që do të ketë një ndikim të
madh në prodhimin e klubeve
të shëndetshme, të cilat mund ta
shijojnë të ardhmen". "Këto masa
do të diskutohen me klubet, por
edhe me ligat, federatat kombëtare
dhe me futbollistët. "Fair play"
financiar nuk do të reduktojë
domosdoshmërisht pabarazinë
mes klubeve. Do të ketë gjithmonë
klube më të fuqishme dhe të tjera
me të ardhura të limituara. Prandaj
futbolli është kaq popullor: sepse
ndonjëherë të voglat arrijnë t‘i
mundin të mëdhatë. Ky ‘rregull‘
do të ngelet i pandryshueshëm.
Por ‘fair play‘ financiar na jep
mundësinë për të pasur më shumë
integritet dhe korrektësi në futboll.
Është një çështje morale, etike dhe
për të mirën e përbashkët.
Kështu që ai ka lëshuar një
ultimatum në drejtim të klubeve
angleze, spanjolle dhe këdo që
shkel rregullin e përbashkët të
bërë të njohur nga "Le Roi": "Të
gjithë do të kenë tre vite për të
barazuar llogaritë e bilancit të tyre
në rrezik, në të kundërt do të ketë
edhe pezullime nga Champions
League". Ajo që i prish gjumin
ish-fantazistit të Juventusit, ka të
bëjë me rritjen e vazhdueshme
të borxheve nga klubet e futbollit.
Nëse nuk ndërhyhet në këtë pikë
shumë shpejt mund të kemi pasoja
dramatike për këto klube. Për të
evituar dështimet dhe falimentimet,
UEFA dëshiron që klubet
të mos shpenzojnë më shumë
se sa fi tojnë nga shitja e biletave,
marketingu, e drejta televizive dhe
trofetë. Sipas tij, shembujt kryesorë
vijnë pikërisht nga Anglia. Ku
Mançester Siti në 12 muajt e fundit
ka shpenzuar më shumë se 250
milionë euro, një shifër jashtëzakonisht
e madhe në krahasim me
të ardhurat e saj vjetore. "Do t‘u
japim kohë klubeve për tre vite
që të sistemohen. Mesazhi është i
thjeshtë. Në të kundërt do të ketë
probleme për vetë këto klube".
Edhe sheiku i Sitit ka përfunduar
në shënjestrën e Platinisë.
Një tjetër çështje e diskutuar
këto ditë ka qenë simulimi i Eduardos
së Arsenalit në ndeshjen
ndaj Sëlltikut. Presidenti i UEFA-s
reagon: Edhe unë në kohën time
hidhesha vetë, por me shtimin e
dy arbitrave të rinj, të vendosur në
vijën fundore, gjëra të tilla nuk do
të mund të ndodhin më.
pjesërisht thirrjes së bërë
nga Silvio Berluskoni në
këta muajt e fundit në lidhje me
bilancet financiare të klubeve
në botën e futbollit. Presidenti i
UEFA-s nuk e merr në konsideratë
vënien e një tavani shpenzimesh,
sepse, sikurse ishte thënë disa
ditë më parë, është një propozim
i parealizueshëm. Por ka ndërmend
të pastrojë shumë lëvizje të
dyshuara, të cilat rrezikojnë "shëndetin
e topit" në të gjithë botën.
Zoti Platini ka shfrytëzuar rastin
për të informuar përfaqësuesit e
klubeve mbi objektivin e UEFA-s
në lidhje me "fair play" fi nanciarë.
"Ideja është të miratojmë një sërë
rregullash në vitet e ardhshme,
në mënyrë që në plan afatgjatë,
klubet të mos i shpërdorojnë më
përfi timet e tyre, ka thënë ai. Është
një frazë e shkurtër dhe e thjeshtë,
por që do të ketë një ndikim të
madh në prodhimin e klubeve
të shëndetshme, të cilat mund ta
shijojnë të ardhmen". "Këto masa
do të diskutohen me klubet, por
edhe me ligat, federatat kombëtare
dhe me futbollistët. "Fair play"
financiar nuk do të reduktojë
domosdoshmërisht pabarazinë
mes klubeve. Do të ketë gjithmonë
klube më të fuqishme dhe të tjera
me të ardhura të limituara. Prandaj
futbolli është kaq popullor: sepse
ndonjëherë të voglat arrijnë t‘i
mundin të mëdhatë. Ky ‘rregull‘
do të ngelet i pandryshueshëm.
Por ‘fair play‘ financiar na jep
mundësinë për të pasur më shumë
integritet dhe korrektësi në futboll.
Është një çështje morale, etike dhe
për të mirën e përbashkët.
Kështu që ai ka lëshuar një
ultimatum në drejtim të klubeve
angleze, spanjolle dhe këdo që
shkel rregullin e përbashkët të
bërë të njohur nga "Le Roi": "Të
gjithë do të kenë tre vite për të
barazuar llogaritë e bilancit të tyre
në rrezik, në të kundërt do të ketë
edhe pezullime nga Champions
League". Ajo që i prish gjumin
ish-fantazistit të Juventusit, ka të
bëjë me rritjen e vazhdueshme
të borxheve nga klubet e futbollit.
Nëse nuk ndërhyhet në këtë pikë
shumë shpejt mund të kemi pasoja
dramatike për këto klube. Për të
evituar dështimet dhe falimentimet,
UEFA dëshiron që klubet
të mos shpenzojnë më shumë
se sa fi tojnë nga shitja e biletave,
marketingu, e drejta televizive dhe
trofetë. Sipas tij, shembujt kryesorë
vijnë pikërisht nga Anglia. Ku
Mançester Siti në 12 muajt e fundit
ka shpenzuar më shumë se 250
milionë euro, një shifër jashtëzakonisht
e madhe në krahasim me
të ardhurat e saj vjetore. "Do t‘u
japim kohë klubeve për tre vite
që të sistemohen. Mesazhi është i
thjeshtë. Në të kundërt do të ketë
probleme për vetë këto klube".
Edhe sheiku i Sitit ka përfunduar
në shënjestrën e Platinisë.
Një tjetër çështje e diskutuar
këto ditë ka qenë simulimi i Eduardos
së Arsenalit në ndeshjen
ndaj Sëlltikut. Presidenti i UEFA-s
reagon: Edhe unë në kohën time
hidhesha vetë, por me shtimin e
dy arbitrave të rinj, të vendosur në
vijën fundore, gjëra të tilla nuk do
të mund të ndodhin më.