Starton Kategoria I, Partizani e Elbasani pasurojnë inferiorët
Vetëm një javë pas fillimit
të Kategorisë Superiore,
kampionati shqiptar i futbollit
për edicionin 2009-2010 do
të kompletohet sot me nisjen e
sezonit të ri edhe nga Kategoria e
Parë. Bëhet fjalë për një kategori,
e cila ndoshta për herë të parë
shikon mes saj shumë emra të
mëdhenj, të cilët kanë shkruar me
germa të arta historinë e futbollit
shqiptar. Mysafir i inferiorëve
për këtë sezon do të jetë as më
pak e as më shumë se gjiganti i
futbollit tonë, Partizani, i cili në
një sezon të vështirë financiar në
Superligën 2008-2009, "shkelmin"
e fundit e mori nga një gjykim
skandaloz në javët e fundit, gjë
që e bëri të fundoset për të dytën
herë brenda 10 viteve të fundit
një kategori më poshtë. Po ashtu,
në këtë kategori, të kuqtë do të
shoqërohen nga Elbasani, i cili
përjetoji vështirësi të shumta në
2009, pas burgosjes së presidentit
Arben Laze, dhe problemeve
të shumta që shoqëruan klubin
më pas. Katërshen e të rënëve në
Kategorinë e Parë e kompleton
edhe Lushnja e Bylisi. Do të jenë
pikërisht këto katër skuadra,
pretendentet kryesore për të
fituar titullin e inferiorëve në
këtë sezon të ri. Por gjithashtu
nuk përjashtohet edhe ndonjë
surprizë gjatë rrugës nga ekipet
"rezidente", si Burreli, Dajti apo
Turbina, të cilat synojnë të ngjiten
në Kategorinë Superiore.
të Kategorisë Superiore,
kampionati shqiptar i futbollit
për edicionin 2009-2010 do
të kompletohet sot me nisjen e
sezonit të ri edhe nga Kategoria e
Parë. Bëhet fjalë për një kategori,
e cila ndoshta për herë të parë
shikon mes saj shumë emra të
mëdhenj, të cilët kanë shkruar me
germa të arta historinë e futbollit
shqiptar. Mysafir i inferiorëve
për këtë sezon do të jetë as më
pak e as më shumë se gjiganti i
futbollit tonë, Partizani, i cili në
një sezon të vështirë financiar në
Superligën 2008-2009, "shkelmin"
e fundit e mori nga një gjykim
skandaloz në javët e fundit, gjë
që e bëri të fundoset për të dytën
herë brenda 10 viteve të fundit
një kategori më poshtë. Po ashtu,
në këtë kategori, të kuqtë do të
shoqërohen nga Elbasani, i cili
përjetoji vështirësi të shumta në
2009, pas burgosjes së presidentit
Arben Laze, dhe problemeve
të shumta që shoqëruan klubin
më pas. Katërshen e të rënëve në
Kategorinë e Parë e kompleton
edhe Lushnja e Bylisi. Do të jenë
pikërisht këto katër skuadra,
pretendentet kryesore për të
fituar titullin e inferiorëve në
këtë sezon të ri. Por gjithashtu
nuk përjashtohet edhe ndonjë
surprizë gjatë rrugës nga ekipet
"rezidente", si Burreli, Dajti apo
Turbina, të cilat synojnë të ngjiten
në Kategorinë Superiore.