Shfajësohet Tom Deda
14/07/2009 Prokuroria: Paraqitu më 17 korrik në këshill
TIRANE- Prokurori i Laçit, Tom Deda, që u akuzua nga Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme për mosparaqitje në 4 mbledhjet e fundit të zhvilluara në ngarkim të tij, ka reaguar nëpërmjet një deklarata ku me anën e të cilës ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e organit të akuzës, duke pohuar se gjatë kësaj periudhe ai nuk është thirrur asnjëherë nga drejtuesit e Këshillit të Prokurorisë. Prokurori që aktualisht po ndiqet nga Këshilli për shkelje disiplinore, në materialin e tij prej 4 faqesh pretendon se gjatë punës hetimore të kryer në Prokurorinë e Laçit, ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, qoftë në hetimin e dosjeve, por edhe në përcaktimin e dënimit dhe të masave të të pandehurve. Madje Deda tregon se familja e tij prej 40 vjetësh i ka shërbyer maksimalisht organit të akuzës, pasi edhe babai i tij që në 1963 ka ushtruar profesionit e prokurorit. Mirëpo përtej deklaratave shfajësuese të Dedës, shkojnë disa prej anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët nëpërmjet një lidhje telefonike kanë thënë për gazetën “Metropol” se prokurori i sipërcituar të mos merret me deklarata në shtyp, por të paraqitet në Këshillin e Prokurorisë dhe të japë versionin e tij para kolegëve. Ata kanë hedhur poshtë pretendimet e Tom Dedës, duke thënë se këshilli në drejtim të tij ka dërguar herë pas here njoftimit për paraqitje, por ai nuk është konfirmuar në mbledhje, çka ka bërë që ajo të shtyhet 4 herë radhazi. Meqenëse tashmë problemi u bë publik, disa prej anëtarëve të këshillit i kanë kujtuar prokurorit Tom Deda që mbledhja e radhës e këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, do të zhvillohet në datën 17 shkurt të këtij viti. Pritet që në këtë mbledhje të merret një vendim përfundimtar, lidhur me shkeljet e prokurorit Tom Deda.