Kundër vendimit të KQZ-së për Beratin
14/07/2009 PS-ja kallëzim penal për Ristanin
Partia Socialiste shigjetoi ashpër përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ pas rrëzimit të kërkesës së socialistëve për rivlerësimin e fletëve të pavlefshme në Berat. “Vendimi i shumicës së KQZ-së për të mos lejuar transparencën mbi procesin zgjedhor të Beratit, duke shkelur haptazi ligjin dhe dhunuar të drejtën tonë ligjore për rivlerësimin e fletëve të pavlefshme e për numërimin e një sërë kutish të dyshuara në atë qark, përbën një shprehje kuptimplotë jo vetëm e frikës që ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit, por dhe të gjendjes kritike të demokracisë sonë pas 28 qershorit”, - u shpreh zëdhënësja për shtyp e selisë rozë Armela Imeraj. Sipas saj, ligji e jep qartë të drejtën për të kërkuar transparencë të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Mohimi i kësaj të drejte themelore na bind edhe më shumë në drejtësinë e qëndrimit tonë për të mos i njohur zgjedhjet, në qoftë se rezultati i tyre është i imponuar në kundërshtim me vullnetin e popullit sovran e me ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, - deklaroi Imeraj. Ndërkohë burime pranë PS-së bënë me dije se po përgatitet dosja për ankimimin e këtij vendimi në Kolegjin Zgjedhor, por përveç kësaj do të bëjnë gati dhe kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së Arben Ristani si dhe për anëtarët e tjerë të këtij institucioni, që rrëzuan kërkesën e PS-së për rivlerësim të votave për Beratin.