E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celular dhe biseda falas në fundjavë për një vit

14/07/2009  Me paketën edhe një numër me 100 lekë kohë bisede falas

Vjen paketa e re “Superpako” nga kompania AMC

AMC, kompania e parë e telefonisë celulare në vend ka vendosur të prezantojë një paketë të re dhe të veçantë për të gjithë ato që preferojnë të flasin me miqtë dhe familjarët e tyre. Ata që do të blejnë “Superpakon” e ofruar nga AMC do të gjejnë brenda në të një aparat celular dhe një kartë me parapagesë AMCKARTA. Numrat AMCKARTA të kësaj pakete përmbajnë një ofertë të veçantë dhe shumë të leverdishme për ato që duan t’i kalojnë fundjavat duke folur e komunikuar me familjarët, të afërmit apo miqtë. Abonentët që do të blejnë këtë paketë të re do të përfitojnë telefonata falas kundrejt të gjithë numrave AMC çdo fundjavë për plot 12 muaj. Gjatë gjithë këtyre fundjavave, ato që do të blejnë këtë paketë të re, do të flasin me të gjithë numrat AMC, pa përjashtim, pa paguar asgjë për një vit nga data e aktivizimit të numrit. Për ditët e tjera të javës dhe për telefonatat drejt rrjeteve të tjera do të aplikohen tarifat e zakonshme të AMCKARTA. Numri i AMCKARTA përmban 100 lekë kohë bisede falas që mund të shpenzohen nga abonentët sipas dëshirës. Paketa e re “Superpako” kushton vetëm 10 900 lekë (përfshirë TVSH) dhe mund të blihet vetëm në dyqanet e AMC. Paketa do të zgjasë vetëm për një kohë të caktuar. Aparati celular është një model F188 i branduar AMC dhe i pajisur me kamera prej 2 megapikselësh, Internet 3G, Radio FM, lexues MP3, bluetooth, WAP, vend për kartë memorie MicroSD, kufje dhe portë USB për t’u lidhur me kompjuterin. Ky aparat është ekskluzivisht për AMC.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›