Shfaq trupin dhe aftësitë në këndim

Aktorja e famshme, Penelope Cruz ka shfaqur trupin seksi por edhe aftësitë e të kënduarit nëpërmjet publikimit të një klipi të ri, ‘Decimos Adios’ në bashkëpunim me fituesin e çmimit grami, Miguel Bose.
Në klip, aktorja duket mjaftë seksi, më në formë se kurrë më parë.
Kjo nuk është hera e parë që ajo tregon aftësitë e saj në të kënduar pasi që, Penelope ka kënduar edhe në dy filmat e saj hite, ‘Volver’ dhe ‘Nine’.
“Penelope këndon në mënyrë të mahnitshme dhe mbi të gjtha, ajo ka shumë personalitet në zërin e saj diçka që nuk mund ta thuash për çdokënd”, ka thënë kolegu i saj në këtë baladë, Miguel Bose./Indeksonline/