E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres shkurorezon Angline nga "Champions": Barcelona, kampione

Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres thekson se pas tre ndeshjeve, fitues i Liges se Kampioneve do te jete Barcelona. Per titullin kampion ne Angli, ai tha se nuk i dihet, pasi gjithcka do te percaktohet, ne pjesen e mbetur te ketij sezoni. Torres foli pak momente para ndeshjes se djeshme, me Arsenalin. Torres deklaroi se Anglia shenoi nje tjeter sukses ne Evrope, ne rang klubesh, por pranon se nje ekip tjeter eshte duke bere diferencen ne kontinent. "Barcelona eshte ekipi me i mire ne Evrope. Lojtaret e Mancester Junajtid jane te me te njohur, si kualitete apo individualitete por shihet qarte se kur mungon ndonje nga kryesoret, loja e tyre bie ne menyre te dukshme", - theksoi Torres. "Ata kane lojtare si Tevez, Berbatov ose Gigs, qe qendrojne ne stol, por edhe pse keshtu, une mendoj se Barcelona eshte skuadra me e mire", - theksoi ai. "Mancester Junajtid ben me shume gabime dhe nuk e zoteron topin si duhet, po ta krahasojme me Barcelonen". Me tej ai shtoi: "Barcelona ka nje ekip super te forte dhe nuk ka asnje dyshim se nese keto ekipe do te takohen ne finalen e "Champions", eshte ne gjendje edhe ta shkaterroje Mancesterin, pasi nje skuader qe e mban topin ne menyre perfekt, e ka te sigurt fitoren ndaj tjetres", - thote spanjolli, qe u transferua dy vite me pare ne Angli, kur iu desh te linte Atletikon e Madridit. "Junajtid eshte ekipi kampion ne fuqi dhe une nuk do te doja qe te quheshim favorite, per te fituar Premier Ligen kete vit", - thote Torres. "Te jesh favorit nuk do te thote qe je edhe kampion, perkundrazi, presioni ne kete rast ndikon me keq akoma, ne permbushjen e objektivit". Sulmuesi thote se deri ne fund te kampionatit, ekipi i tij do te luaje njelloj si ne fazen e dyte, kur edhe shenoi disa fitore te jashtezakonshme. "Nese do te luajme njelloj, si ne pjesen e dyte te ketij sezoni, do te kemi me shume shanse, per te fituar Premier Ligen. Por le te supozojme se Mancester Junajtid eshte favoriti dhe me kete rast, do te kete edhe presionin per te fituar titullin", - perfundon Fernando Torres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›