Shfaqet dok.“Rilindje në Perëndim”, kushtuar hyrjes në NATO
Në kuadër të hyrjes së Shqipërisë në NATO, është shfaqur në mjediset e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në Tiranë, dokumentari “Rilindje në Perëndim”. Ky dokumentar ideuar dhe realizuar nga Entela Komnino sjell reflektime mbi hyrjen e Shqipërisë në NATO.
TIRANE- Në kuadër të hyrjes së Shqipërisë në NATO, është shfaqur në mjediset e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në Tiranë, dokumentari “Rilindje në Perëndim”. Ky dokumentar ideuar dhe realizuar nga Entela Komnino sjell reflektime mbi hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Aktorë të këtij dokumentari janë figura të ndryshme të ushtrisë, si ish-komandanti i Forcave Ajrore Edip Ohri, Maks Malaj Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, e Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, të cilët shfaqin pikëpamjet e tyre në lidhje me ngjarje të rëndësishme të historisë së vendit tonë, duke filluar prej luftës së dytë botërore, regjimit komunist, e gradualisht deri në ditët tona.
"Në 40 minutat e shfaqjes së këtij dokumentari, vihet re përdorimi i disa prej materialeve të pashfaquara të arkivit të TVSH-së, të cilat sipas realizueses, i japin një lloj ngjyrimi tregimit që bëhet nga ushtarakët. (e.n/news24/balkanweb)