E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Forcat e armatosura gati për të vazhduar reformat

Ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa rikonfirmon rolin bashkëpunues dhe stabilizues të Forcave të Armatosura në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, në konferencën e organizuar në prag të anëtarësimit në NATO ku ishte i pranishëm edhe ambasadori italian. 

TIRANE- Ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa rikonfirmon pregatitjen e forcave të armatosura shqiptare për të vazhduar me reformat e kërkuara, për të përmirësuar marëdhëniet ndërkombëtare. Në fjalën e tij mbajtur në konferencën me temë “Roli i forcave të armatosura në bashkëpunimin ndërkombëtar”, ministri Oketa u ndal në anëtarësimin së shpejti me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të veriut. “Objektivi ynë është që brenda 2010-tës të kemi një ushtri tërësisht profesioniste. Është një fakt që tashmë jo vetëm gjithë shqiptarët, por edhe vendet anëtare të NATO-s e dinë që për pak ditë Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancë” u shpreh ministri.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri Saba D”Elia i pra nishëm në këtë konferencë, pohoi se ky është një moment i vecantë për jetën politike shqiptare, pak ditë në para anëtarësimit në NATO. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›