E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet në teatrin Metropol komedia "Drejt Lirisë"

Dikur ishin të panjohura për publikun shqiptar por tani është kthyer në traditë. "One Man Show" vjen për herë të dytë në Teatrin e Metropolit këtë herë me një shfaqje të jashtëzakonshme. "Drejt Lirisë" titullohet kjo vepër satiriko-komike me skenar dhe interpretim të Erand Sojlit. Rruga e gjatë drejt lirisë, problematika dhe sorrollatja e shqiptarëve për të gjetur rrugën e drejt saj ka qënë edhe subjekti i kësaj shfaqje e cila është interpretuar nën ironinë që të sjell humori nga vetë aktorët.
Artikulimi, plastika dhe fjalët e zgjedhura duket të jenë armët e forta të aktorit të mirnjohur Sojli i cili për një orë ka argëtuar publikun e sallës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›