Testamenti skandinav
Liza Marklund, ju jeni shkrimtare skandinave shumë e suksesshme: e një roman juaji policor ka provokuar një diskutim në parlamentin suedez. Shumë pushtet për letërsinë?
"Me disa tregime doja të ndizja një debat mbi abuzimin seksual dhe mbi lirinë e shtypit. Ndërsa ‘Testamenti i Nobelit’ tregon prapaskenat e jetës së Alfred Nobelit. Jo vetëm si gazetare dhe shkrimtare, por edhe si pronare e dy shtëpive botuese, shkruaj dhe botoj për të krijuar një ndryshim, duke informuar dhe duke i angazhuar”.
Trillerët skandinavë janë një fenomen global. Si e shpjegoni këtë sukses?
“Besoj se lind nga miti se jemi një shoqëri e përsosur, priremi të mendojmë se çdo problem që kemi varet nga fakti se pjesa tjetër e botës nuk është skandinave. E megjithatë jemi të dhunshëm si të tjerët: ministri i Jashtëm Anna Lindh dhe premieri Olof Palme janë vrarë në rrugë. Çdo dhjetë ditë vritet një grua nga burri. Ka një dallim mes si jemi dhe si paraqitemi”.
A ka ndryshuar pikëpamja juaj prej se jetoni në Spanjë?
“Po, e kuptoj se do të parapëlqeja të jem emigrante në Spanjë e jo në Zvicër, në këtë moment, ku ekziston një parti raciste që po mundohet të futet në Parlament dhe një element ksenofob te njerëzit”.
Autori juaj i preferuar?
“Elsa Morante, që si unë, ka shkruar shumë mbi abuzimin dhe dhunën”.