Berisha feston me fëmijët e paqëruajtësve

Shteti do t'u ndodhen pranë në çdo moment apo problem të mundëshëm u premtoi Ktyeministri Sali Berisha fëmijëve të ushtarakëve që ndodhen me mision paqëruajtës në Afganistan CAD dhe Bosnje. Berisha uroi familjarët për një vit më të mirë dhe që të dashurit e tyre të kthehen shëndoshë e mirë. Ndërsa ministri i mbrojtjes Arben Imami u shpreh se misioni i ushtarkëve është i shenjtë dhe për këtë i janë mirënjohës pasi po bëjnë sakrificë për paqen. Në aktivitetin e organizuar për fëmijët e ushtarakëve me mision paqëruajtës jashtë vendit kryeministri Sali Berisha u dhuroi fëmijëve dhurata me rastin e Vitit të Ri.