Udhezime te reja per luften kunder morrave
Morrat e kokes mund te sjellin shqetesime te shumta per prinderit dhe femijet per shkak te mungesave nga shkolla, si dhe kohes dhe parate qe nevojiten per trajtimin e tyre. Akademia amerikane e Pediatrise njoftoi kohet e fundit zhvillime dhe udhezime te reja per identifikimin dhe trajtimin e morrave.
Morrat e kokes jane insekte parazite qe kane shoqeruar njerezve qe prej koheve te lashta. Ato vazhdojne t'u pershtaten ilaceve te reja duke u bere rezistent ndaj tyre.
Akademia Amerikane e Pediatrise diskutoi kohet e fundit mbi zhvillimet e reja ne luften kunder morrave dhe beri disa ndryshime ne udhezimet se si duhet vepruar per diagnostikimin dhe trajtimin e tyre
Qe nga viti 2002, punonjesit e shendetesise kane perdorur nje pajisje te quajtur Lousebuster, e cila i sulmon morrat me ajer te nxehte per 30 minuta. Nje studim tregon se kjo menyre trajtimi vret a mbyt 80 perqind te morrave dhe shkaterron 100 perqind vezet e tyre. Ne prill te vitit 2009, Administrat e Ushqimeve dhe Barnave miratoi perdorimin e alkoholit Benzyl kunder morrave tek femijet mbi moshen 6 muajsh. Ndersa nje studim ne vitin 2004 ka treguar se lyerja e kokes me nje lloj vazeline eshte mjaft efektive ne largimin e morrave dhe shkaterrimin e vezeve te tyre.
Kunder morrave perdoren edhe disa lloj shamposh. P.sh., perdorimi i shampove qe permbajne 1 perqind insekticid Lindane ka ngritur shqetesime vitet e fundit per shkak te efekteve negative ne sistemin nervor qendror, duke shkaktuar edhe ethe. Akademia amerikane e Pediatrise ka rekomanduar ndalimin e perdorimit te shampove qe permbajne 1 perqind Lindane. Nderkohe, biznesi i luftes kunder morrave ne Shtetet e Bashkuara eshte vleresuar ne 1 miliarde dollare. Dhe lufta kunder ketij insekti parazit vazhdon.