E Diel, 1 Nëntor 2026

Australia i kërkon falje fëmijëve të abuzuar të migrantëve

Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd, i ka kërkuar sot falje me mijëra fëmijëve të varfër britanikë, të cilët u dërguan në Australi, me premtimin për një jetë më të mirë, duke nxitur kështu kërkesa për kompensim për abuzimet dhe neglizhencën, të cilën e përjetuan shumë prej tyre.

Qeveria e Britanisë ka vlerësuar se mbi 150 mijë fëmijë britanikë me gjasë janë dërguar në Australi, në periudhën nga viti 1618 deri në vitin 1967. Pas vitit 1920, pjesa më e madhe e fëmijëve janë dërguar në Australi, nëpërmjet programeve të udhëhequra nga qeveria, grupet religjioze dhe organizatat për bamirësi.

Këto programe, të cilat u ndërprenë para katër dekadave, kishin për qëllim që fëmijëve ti ofrojnë një fillim të ri. Por shumica e fëmijëve kanë përfunduar në institucione, në të cilat janë abuzuar psiqikisht dhe seksualisht.

Kërkojmë falje. Falje për faktin se fëmijët janë ndarë nga familjet e tyre dhe janë vendosur në institucione, në të cilat shpesh janë abuzuar. Kërkojmë falje për vuajtjet fizike dhe mungesën e dashurisë dhe të kujdesit. Kërkojmë falje për tragjedinë e fëmijërisë së humbur, tha Rudd.

Edhe kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, ka paralajmëruar se do të kërkojë falje për programet e qeverisë, për transportimin e fëmijëve në Australi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›