E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mund te mbylle ambasaden ne Damask

 “Asnjë vendim nuk është marrë, ne kemi shqetësime serioze për gjendjen e sigurisë në Damask, duke përfshirë numrin e madh të bombave të vëna në automjete’, u tha në një deklaratë me shkrim.
"Ne kemi kërkuar që qeveria e Sirisë të marrë masa shtesë të sigurisë për të mbrojtur ambasadën tonë, dhe qeveria siriane është duke marrë parasysh këtë kërkesë. Ne kemi këshilluar edhe qeverinë siriane se nëse nuk merren hapa konkretë në ditët e ardhshme ne nuk mund të kemi asnjë zgjidhje, por të mbyllim misionin tonë këtu, "tha Departamenti i Shtetit.
Mbyllja e ambasadës do të acaronte marrëdhëniet mes Sirisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ambasada e SHBA në Damask ka vetëm pjesë të vogël të njerëzve të cilët punojnë me Ambasadorin Robert Ford. Shumica e personelit u evakuuan në fillim të vitit, dhe ekipi diplomatike është zvogëluar më tej javën e kaluar.
Dhuna e shtuar në Siri ka mbledhur sërish Ligën Arabe e cila do të shqyrtojë fatin e misionit mbikqyrës së sigurisë.
Ky takim vjen në një kohë kur Kombet e Bashkuara kanë dhënë shifra alarmante për të vrarët në pak ditë të jetësimit të këtij misioni.
Në dhjetë ditët e para të qëndrimit të monitoruesve, janë vrarë rreth 400 persona.
Për më shumë se 10 muaj, Siria është nën presionin e kryengritjeve anti-qeveritare. Muajin e kaluar Kombet e Bashkuara konstatuan më shumë se 5000 vdekje që nga nisja e protestave, ndërsa sipas grupeve opozitare thuhet se numri është akoma më i lartë, duke shkuar në 6.000 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›