Juventus arrin te fitoje titullin simbolik te kampionit te dimrit

Më në fund, pas 6 vitesh të gjatë, “Zonja e Vjetër” i shikon të tjerët nga lart. Juventus fitoi një titull simbolik, atë të kampionit të dimrit dhe, ndonëse është një titull që nuk të jep asnjë trofe, sërish përbën një arritje.
Që nga koha e “kalçopolit”, juventinët nuk kishin arritur kaq lart, të mbyllur nga supremacia e Interit, Romës dhe Milanit. U deshën shumë vite për të rindërtuar një skuadër të rëndësishme e cila po tregon veten edhe pse ende nuk mund të quhet e madhe.
Juventus e mbylli pa humbje fazën e parë, edhe pse u ndal 8 herë në barazime dhe fitoret ishin 11. Po ashtu, problemi i skuadrës së Antonio Kontes është shënimi i golave me pakicë, vetëm 31 në 19 ndeshje, plot 9 më pak se Milani.
Megjithatë, kompaktësia e grupit ka plotësuar deri tani mungesën cilësore në aspektin ofensiv dhe tifozët juventinë kanë besim e skuadra e tyre do të dijë ta mbajë këtë ritëm deri në fund.
Vetë Konte apo edhe drejtuesit janë habitur nga ecuria e skuadrës duke bërë që të ndryshohen objektivat. Fillimisht synohej Liga e Kampionëve dhe lufta për të qenë sa më pranë Milanit dhe Interit, ndërsa tani nuk ka dyshim se caku i vetëm është titulli.
Për një klub që ka fituar 27 kampionate në histori, ndërsa dy të tjerë i janë hequr nga “kalçopoli”, është e vështirë të mendohet ndryshe, përveçse për të synuar trofe.