E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi i lirë, mafia dhe qeveria

Raporti vjetor për lirinë e shtypit në botë, i publikuar më 29 prill, lidhur me treguesin e shkallës së lirisë së mediave, na e paskërka rreshtuar Shqipërinë në vendin e 105 ndër 195 vende të depistuara?! Sipas këtij raporti të Freedom House, “Shtypi në Shqipëri vazhdon të jetë pjesërisht i lirë dhe nën presion politik dhe ekonomik...”, dhe se “Qeveria ushtroi presion ndaj medias me prirje pro–opozitare gjatë gjithë vitit 1997, duke i akuzuar ato, pa i përmendur me emër, se kishin marrë fonde nga grupe të krimit të organizuar”.
Pas këtij raporti, Musë Ulqini, në kohën e pushtetit të të cilit pas rebelimit të vitit 1997 gazetarët, dhe deri deputetët e liderët e opozitës qëlloheshin me kallashë në mes të Tiranës nga makina ku banditët shëtisnin lirisht, apo që arrestoheshin nga policë hipur mbi autoblinda, me gishtin në këmbëz, si në republikat e Bananeve të juntave fashiste, del dhe bën akuza në parlament për gjoja shkeljen e lirisë së shtypit, mbështetur mbi të dhënat e raportit të një OJQ-je të huaj.
Por defiçenti Musë e ka kujtesën e shkurtër, ngaqë asnjëherë nuk ka pasur qendër kujtese në korteks. Nuk ka pasur pasi i ka munguar gjithëherët substanca e hirtë (substantia griesea) formësuese e korteksit. Dhe meqenëse zonat respektive përgjegjëse për intelektin dhe shpërfaqjen e tij nuk ndodhen në subkorteks, e meqë ato nuk kanë aspak lidhje me zhvillimin evolucionar darvinisto-socialist, apo reflekset e pakushtëzuara të sistemit nervor qendror, Ulqini vuan ngaqë i ka të munguara ato, krahas tërësisë së harqeve reflektore dhe reaksioneve bazale adekuate fiziologjike, që dallojnë deri edhe humanoidët e Darvinit të socave nga njerëzit e krijuar prej Perëndisë.
Ndaj edhe deklaratat e disa liderëve të opozitës socialiste, nuk dallojnë nga ato të Adit, si për nga niveli, ashtu edhe për nga shkalla e dëmtimit të lindur të daunëve politikë.
Me ndonjë përjashtim të rrallë, kur mund të ketë lindur apo është acaruar ndonjë konflikt midis organeve fiskale dhe ndonjë organi të medias me qëndrime opozitare, as ka pasur dhe as që ka shfaqje të presionit politik dhe ekonomik të mediave në Shqipëri, dhe as që ka syresh që mund të konsiderohen “jo të lira”.
Nuk ka presion politik dhe ekonomik ngaqë çuditërisht në Shqipëri, teksa nga të gjithë pranohet e vërteta se mediat rezultojnë me humbje financiare, ato vazhdojnë të mos mbyllen dhe të ekzistojnë, pasi bizneset që i financojnë vazhdojnë jo vetëm që të mos diferencohen dhe sulmohen nga shteti, por përkundrazi, vijojnë të fitojnë shumicën e tenderave shtetërorë, duke krijuar situata monopol me çmimet e tyre të oligopoleve, në shërbime, tregti, ndërtim, etj..
Por nëse kryeministri Sali Berisha është shprehur me të drejtë se media të caktuara financohen me fonde nga grupe të krimit të organizuar, ka pasur shumë të drejtë. Madje duhet thënë se, nëse ka ndonjë gjë që duhet ndrequr paskëtaj, është pikërisht verifikimi me rrugë ligjore nga institucionet e shtetit, deri në fund, i burimeve reale të financimit të këtyre mediave, pas të cilave me të vërtetë qëndrojnë sipërmarrje mafioze të biznesit, të lidhura me opozitën.
Ata që ia kanë haberin nga nocioni “krim i organizuar”, e dinë mirë se, me dy fjalë të thjeshta që i kuptojnë edhe lexuesit më të thjeshtë e më pak të shkollepsur, Krimi i Organizuar nuk është tjetër veçse krim-sistemi antiligjor që vepron dhe pasurohet me rrugë të paligjshme dhe që është strukturuar me shkallë të lartë organizimi e suporti politik, që i mundëson shmangien e ndëshkimit nga institucionet legale të shtetit për veprimtarinë e paligjshme.
Shqiptarët nuk janë të gjithë të trashë si Musa, që të mos kuptojnë sesi një evazor fiskal, dikur koleg i këtij kretini në qeverinë socialiste, pasi pranonte reklamën e bujshme të mediave që i financonte si “pisnesmen” i shquar, me biznese me xhiro vjetore prej dhjetëra milionë euro, dilte bash në këto media dhe tallej me shqiptarët, teksa pranonte se ishte taksapagues shumë i rregullt, që kish derdhur 5 milionë lekë të vjetra si tatim mbi fitimin dhe tatim mbi xhiron, për aktivitetin e tij vjetor.
Musa gabon rëndë që na quan aq të trashë sa veten, ne të tjerëve që po shohim sesi nga bisnesi ynë i bujshëm i ndërtimit, në Shqipëri janë siguruar vetëm ndoca mijëra punonjës, për vetëm disa vite gjithsej, shifra këto që, po t’i shumëzosh midis tyre, rezultojnë disa herë më të vogla sesa numri i pallateve të ndërtuara në Shqipëri pas vitit 1997. Çka edhe ka krijuar piramidën më gjigante keopsiane në sistemin e sigurimeve shoqërore, nga rrënimi i së cilës shumë shpejt shqiptarët do të shohin krizën më të rëndë financiare të sistemit dhe të paaftësisë paguese të qeverisë krahas deficitit buxhetor, në kushtet e rritjes pambarim të shpenzimeve buxhetore për pensionet, e që në fundore do të hedhë në erë gjitha objektivat e qeverive për rritjen e pagave e të pensioneve, apo për indeksimin e rritjes së çmimeve dhe të kostos së jetesës së shqiptarëve për shkak të rritjes së çmimeve në nivel global.
Por idiotët e lidershipit të PS, sivëllezërit siamezë të Adit të pupitrës së selisë rozë, nuk mund t’ua mbushin mendjen shqiptarëve me pallavrat se në këtë vend nuk ka krim të organizuar dhe media që financohen prej tij, teksa do të mjaftonte si fakt që dëshmon të kundërtën, thjesht rritja kolosale e të ardhurave në Tatime e Dogana pas 3 korrikut 2005. Rritje kjo së cilës, duke i hequr edhe masën e dipenduar nga çmimet e rritura të tregjeve globale, prej nga importojmë, si dhe rritjen e importeve në sasi, sërish nuk mund të fshehin faktin se arkëtimet e rritura nuk janë tjetër veçse para të hequra nga thonjtë e krimit të organizuar, nëpërmjet sistemit fiskal tashmë të reformuar në përgjithësi, ndonëse jo plotësisht.
E si mund të mos flasë kryeministri për Krim të organizuar dhe media të financuara prej tij, sa kohë që këto media tërbohen kundër qeverisë dhe kryeministrit, pas çdo mase që ndikon në pakësimin e shifrës së frikshme të informalitetit të ekonomisë në Shqipëri dhe tërthorazi në rritjen e të ardhurave në buxhet.
Por fakti që mediat më të fuqishme në Shqipëri lehin gjithë ditën e ditës kundër qeverisë, pa u tutur, ndonëse dalin me humbje astronomike dhe llapushët e tyre paguhen me paga që do t’i kishin zili edhe qeveritarët e vendeve më të fuqishme të planetit, dëshmon jo vetëm lirinë e mediave opozitare për të sulmuar maxhorancën, (pra dëshmon shkallën e lirisë së shtypit), por dëshmon gjithashtu edhe lirinë e bizneseve që qëndrojnë pas tyre, për të masakruar financat e shtetit, për të grabitur paratë ligjshme të taksapaguesve me anë të çmimeve monopol shumë të më larta se kostot respektive, duke dëshmuar gjithashtu edhe fshehjen dhe mospagimin sistematik të të ardhurave që i takojnë shtetit, nëpërmjet shmangies së organizuar në shlyerjen e detyrimeve ndaj sistemit fiskal... Dhe këto nuk janë tjetër veçse simptoma të ekzistencës së Krimit të Organizuar, për çka nuk është dakord opozita dhe Ulqini, që janë autorët dhe mbështetësit e tyre.
Por këto argumente nuk vlejnë për trutë e roitura të Musës, apo si argumente bindëse për do analistë të rezultateve të “depistimeve” të marra të gatshme nga OJQ-të komuniste në Shqipëri, drejtuesit e të cilave janë emëruar nga Ramiz Alia dhe kupola socialiste qysh prej 17 vjetësh, me misionin e grabitjes së fondeve të donatorëve të destinuara për Shoqërinë Civile, si dhe me misionin e furnizimit të institucioneve Perëndimore me shifra të rrejshme, shpifje dhe baltosje, sikundër vepruan ditët e fundit në SHBA edhe miliarderët hajdutë të fondeve të donatorëve, Remzi Lani dhe Erion Velija. Nga Astrit Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›