Shfrytëzim kriminal i sistemeve natyrore, gjithnjë jashtë kritereve të pragut..!
Nga Dylejman KARAJ
Hapja e Shqipërisë dhe ballafaqimi me botën përtej murit të Berlinit i dëshmoi shqiptarëve, se me kapacitetet ekonomike që trashëgonin nuk mund t`i përshtateshin rrymave progresiste të integrimit në Europë dhe më gjerë. Të përjashtuar nga ndikimi i tyre, ekzekutivi socialist i viteve 1997-2005 e futi Shqipërinë në rrugë të gabuara zhvillimi, të cilat lënduan çdo gjë, veçanërisht sistemin ekologjik. Dështimet e njëpasnjëshme për thithjen e kapitaleve të investimeve të huaja i dhanë shkas përvijimit të praktikave ekonomike, që thelluan ndotjen e mjedisit. Mbetja e burimeve natyrore në duart e shtetit dhe të krimit të organizuar në lulëzim, shfrytëzimi i tyre sipas rekomandimeve të politikës së keqe socialiste i dha rrugë ringjalljes së industrisë së varrosur. Jetimët e komunizmit, me pozita kyçe në ekzekutiv, pa menduar për pasojat mbi mjedisin prej dekadash të dëmtuar, riaktivizuan fabrikat më ndotëse të Evropës për prodhimin e plehrave, një shkritore çeliku në Metalurgjikun helmues të Elbasanit dhe sponsorizuan teknologjinë e prapambetur të naftës, ndotëse jo vetëm për territoret përkatëse në jug të vendit, por edhe në fondet ndërkombëtare të ujërave të Adriatikut. Riciklimi i kësaj industrie jo rentabël, jo kompetitive e gjithsesi të palogjikshme dhe shkatërrimi i pjesës tjetër, për ta shitur si hekurishte në fonderitë e shteteve fqinje, e zhvendosi ekzekutivin në ato pozita, sa të përulet përpara çdo oferte, që i premtonte thithjen e industrisë që krejtësisht i mungonte sado e vjetruar dhe helmuese të ishte ajo për mjedisin. Si i vetmi shtet evropian i prezantuar përpara sfidave të integrimit dhe të globalizmit pa industri në një fazë të dëshpëruar zhvillimesh të brendshme, ku parametrat ekonomike ushtrojnë trysni për mospërfilljen e kufijve mbrojtës të sistemeve natyrore, përzgjedhja me ngut e investimeve çoi në sajimin e recetave të rrezikshme, madje, vdekjeprurëse për mjedisin. Prirjet pozitive, qofshin edhe të kundërta, të ekonomistëve dhe të ekologëve për ristruktimin e ekonomisë, duke iu përmbajtur kahjeve të rregullta të zhvillimit, gjatë viteve të fundit, disa herë janë shuar edhe prej ndërhyrjeve të imponuara nga kleptokratët e qeverisjes socialiste në pushtet...! Synimet e sistemit ekonomik, për të përfituar një rritje sado të vogël të veprimtarisë prodhuese, nëpërmjet çdo lloj sipërmarrje pa marrë parasysh koston, ndaj mjedisit dhe shoqërisë, penalizuan rëndë ekzekutivin dhe, në mënyrë të veçantë Ministrinë e Mjedisit të qeverisë socialiste në vitet 2001- 2005. Zvogëlimi i burimeve të ujit të pijshëm, gëlltitja çdo vit nga erozioni i rreth 13-15 ha toke buke, dëmtimi i pamëshirshëm i mjediseve me peshk, zhdukja e disa varieteteve të bimëve e kafshëve autoktone dëshmojnë qartë për një shfrytëzim kriminal të sistemeve natyrore jashtë kritereve të pragut.Koncepti i përdorur gjerësisht nga ekologët për të ndaluar sipërmarrjet që synojnë ta kapërcejnë pa u shqetësuar për ndryshimet e vrullshme negative, shpeshherë të paparashikueshme të mjedisit, nuk është përfillur. Heqjet masive të zallit nga dora e njeriut e krijimi pasues i sipërfaqeve të lymta rezultuar, si sipërmarrje shkatërruese për ekosistemet ujëthisëse, që më shumë se disa diga, kontrollojnë vërshimet e tokave të përmbytura i imponojnë Ministrisë së Mjedisit të qeverisë së PD-së në mandatin e dytë të saj, të kundërshtojë me forcë projektet famëkeqe të Partisë së Bashkisë të drejtuar nga Fryheri Edvin Rama. Kështu përkundër projekteve shkatërruese të programit sipas stilit të revolucionit kulturor kinez 7 lule dhe 7 shkolla të shokut Edvin Rama çfarë do të sillte zhdukjen e një radhe speciesh bimësie e kafshësh, varrosjen nën ujë të sipërfaqeve të mëdha për shekuj nën diell, pakësimin e rezervave jetike të ujerave, sidomos atyre të nëntokës, duhen vlerësuar dhe votuar në mënyrë plebishitare projektet e qeverisë Berisha, veçanërisht e në radhë të parë për hapësirat përreth Shkodrës. Shprehemi në këtë mënyrë, pasi territori i qytetit si një ishull i rrethuar nga ujërat e tre lumenjve dhe të liqenit, që Institucionet e Mbrojtjes së Mjedisit të Evropës e vlerësojnë si një parajsë natyrore të ekuilibrit të ekosistemeve ndër më të fuqishmit në kontinent ..!? I gjendur pranë ndikimit të rezervuarëve të Vaut të Dejës e të Shtodrit me një pozitë 5-6 m mbi nivelin e detit, ai përfaqëson rajonin më të ekspozuar të vendit ndaj proceseve të difuzionit, mekanizmave të kanalizimeve të nëndheshme spontane dhe të lojërave që shkaktojnë kolonat voluminoze të rezervuarëve për ndryshimin e përmbajtjes cilësore dhe të kahjeve të lëvizjes së ujërave nëntokësore deri në shterim të tyre. Gjatë viteve të qeverisjes socialiste 1977-2005 mori rrugë procesi spontan i ngritjes së lagjeve apo zonave informale urbane, ku ndaj mjedisit u abuzua në mënyrë dramatike dhe gati të pakthyeshme. Të krijuara me ngut në brigjet e lumenjve jashtë çdo norme, në zona të braktisura gjatë viteve të krijimit dhe në ditët e sotme identifikohet me banesa të improvizuara pa aneksë higjienike, pa kanalizime të ujërave të zeza, në një terren të kërcënuar nga vërshimet, aktualisht të mbytur në baltë jashtë çdo kërkese urbanistike dhe në kundërshtim me normat e mbrojtjes se mjedisit. Qëndrimin indiferent të pushtetit lokal socialist dhe të atij qendror dhe në veçanti të Ministrisë së Mjedisit në vitet 97-2005, problemet e mjedisit në qytetet tona dëshmojnë në mënyrë të qartë ndër të tjera keqtrajtimin e çështjes së ujit të pijshëm. Humbja e hermeticitetit në infrastrukturën shpërndarëse të ujësjellësve nga vjetrimi i tubacioneve, amortizimin e nyjave shpërndarëse dhe mosgarantimin e nyjave shpërndarëse dhe mosfurnizimi i pandërprerë me energji elektrike i pompave thithëse, kanë shumëfishuar mundësinë e ndotjes së përmbajtjes ujore nga jashtë brenda të ujësjellësve. Shprehemi në këtë mënyrë, pasi direkt në territorin përreth vendnxjerrjes së ujit të pijshëm për disa qendra urbane të vendit kanë lindur lagje ilegjitime fshati jashtë çdo norme urbanistike. Hedhurinat jetike të të cilave përfshijnë shkarkimin e ujërave të përdorur, plehërimin e tokave, kullotjen e bagëtive duke kërcënuar seriozisht ndotjen e ujërave që ujësjellësit shfrytëzojnë. Një nga prirjet globale të gjysmës së dytë të shekullit XX, si fenomen global, qe shterimi i ujërave nëntokësore. Nxjerrja e tyre në sipërfaqe me pompa elektrike për të furnizuar me ujë të pijshëm qytetet tona dhe lagjet periferike të tyre dhe mosreduktimin e fluksit të thithjes dëshmon se ripërtëritja e depozitave nëntokësore, duhet të vlerësohet si faktor i rëndësishëm për jetëgjatësinë e këtij burimeve jetike. Uji si komponent, që përbën 65 % të organizmit të gjallë, duhet të mbrohet, pasi nën veprimin e faktorëve të mësipërm, mund të pësojë ndryshime, jo vetëm të karakterit cilësor, por edhe të vlerës natyrore, duke u transformuar në të kundërtën e tij në një produkt të dëmshëm të jetës. Po qe, se shumëfishimi i faktorit biologjik në rezervuarin e Bovillës, i ndryshoi ujit të pijshëm të Kryeqytetit dy cilësitë dalluese themelore të tij: transparencen e ktheu në turbullire dhe mungesën e shijes, në një lëng me erë të rende. Po ashtu gjatë viteve 2001-2005 nga derdhja e një sasie të konsiderueshme pesticidesh të strehuara në magazinat e stacionit hekurudhor në Bajzë në tokën rrethuese e në ujin e liqenit të Shkodrës, nuk solli ndryshime, si në rastin e Bovillës, por edhe më keq: ngordhjen e peshqve, sëmundjet e lëkurës të zbuluar në ato individë, të cilët kishin kontakte me ujin. Dhe helmimet klinike të pashpjegueshme e ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse për njerëzit, dëshmuan ndotjen me këta agjentë kimikë të fuqishëm. Meqenëse shpejtësia e ujërave sipërfaqësore matet me km/orë dhe qarkullimi i ujërave nëntokësore me km/vite, merret vesh se pesticidet e derdhura nga qeveria socialiste në guvat e territorit tokësor të Bajzës, para një dekade, vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin e dëmshëm mjedisor edhe e sot e kësaj dite...