Shfrytezoi studenten si prostitute, shkon per gjykim
Tirane- Shfrytezoi si prostitute ne Gjermani nje studente dhe per kete ceshtje, Prokuroria e Tiranes perfundoi hetimet dhe dergoi per gjykim dosjen hetimore ne ngarkim te te akuzuarit. Ardian Mertiraj 41 vjec, akuzohet nga prokuroria se ka konsumuar vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Dosja hetimore pas regjistrimit ne sekretarine e Gjykates se Tiranes, i eshte nenshtruar dje hedhjes se shortit elektronik, ku eshte caktuar treshja gjyqesore, e cila do te kryesohet nga gjyqtari Arben Micko. Kryegjyqtari pasi te njihet me aktet e dosjes, pritet qe ne ditet ne vazhdim te caktoje daten dhe oren e seances se pare gjyqesore, si dhe te njoftoje palen e akuzes dhe te pandehurin per te qene prezent.
Ngjarja per te cilen akuzohet Ardian Mertiraj e ka zanafillen ne pranveren e vitit 2004, kur ai eshte njohur me studenten E. H., e cila kishte ardhur ne Tirane dhe jetonte ne Qytetin Studenti. I pandehuri i ka premtuar te demtuares, se do ta merrte me vete ne Gjermani, ku edhe do te martoheshin. Vajza e ka pranuar propozimin e te pandehurit, i cili i ka siguruar garancine per te shkuar ne Gjermani, nepermjet nje gjermaneje e cila rezultonte te ishte bashkeshortja e Adrian Mertirajt. Studentja shqiptare, pasi ka marre vizen ka shkuar ne Gjermani, ku eshte pritur nga 41-vjecari i cili e ka sistemuar ne nje hotel. Me kalimin e kohes ai i ka kerkuar asaj te prostituoje. Kundershtimi i te demtuares e ka acaruar ate, duke arritur deri ne ushtrim dhune ndaj studentes E.H. Qe nga ajo kohe e ne vazhdim, e demtuara eshte detyruar me force te ushtroje prostitucion nen ndikimin e dhunes cnjerezore te te pandehurit. Ne gusht 2007, e demtuara eshte shtruar ne urgjencen e spitalit te Essenit ne Gjermani, per shkak te rrahjes egersisht nga i pandehuri. E ndihmuar nga nje kosovar, ajo eshte larguar me pas drejt Shqiperise, ku ka depozituar dhe kallezimin perkates. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me date 5 dhjetor te vitit 2007, ka caktuar ne ngarkim te Mertirajt masen e sigurise "arrest me burg", marre ne mungese. 41-vjecari, u ekstradua ne vendin tone ne 13 nentor te vitit te kaluar nga Holanda, pas arrestimit te tij ne kete vend.
R.Caushaj