E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu, kerkon paraqitjen e Zamira Durdes ne proces

Tirane- Gjykata e te Drejtave te Njeriut, ka vendosur te shqyrtoje kerkesen e Zamira Durdes, nje nga familjaret e viktimave te tragjedise se Gerdecit. Ne shkresen e derguar tre dite me pare, Gjykata e Strasburgut vinte ne dijeni Zamira Durden, se se shpejti do te nise shqyrtimi i kerkeses se saj, ku gjykata me nje shkrese te fundit do ta vinte ate ne dijeni per daten e seances gjyqesore. Ne fund te shkreses, Durdes i kerkohej qe te perfaqesohej nga nje avokat, por i behej e ditur se mund te ishte edhe vete prezent ne seance. Dosja e Zamira Durdes, nena e Edison Durdes, femijes qe humbi jeten ne shperthimin e ndodhur me 15 mars te dy viteve me pare ne fabriken e Gerdecit, mban numrin 63.543. Kerkesa e depozituar nga ana e Durdes, ka te beje me vendimin e marre nga Gjykata e Larte, per te ndare padine civile nga procesi penal, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pas depozitimit te kerkeses, Durda i ka paraqitur Gjykates se Strasburgut te gjitha provat dhe pretendimet ligjore. Familjaret e viktimave te Gerdecit, ne nentor te vitit te kaluar iu drejtuan Gjykates se Strasburgut, duke ankimuar vendimin e marre nga Gjykata Kushtetuese, e cila rrezoi kerkesen e tyre per t'u bere pale ne procesin gjyqesor penal.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›