Vrasja e biznesmenit, 50 vjet burg
Fier- Ekzekutimi me plumb pas koke dhjete vjet me pare, i biznesmenit te ndertimeve Gjergji Halo ne Fier, prej dites se djeshme ka dy persona te denuar me gjysme shekulli burg se bashku. Ish-biznesmeni Fatmir Emini, i denuar si urdherues i ekzekutimit dhe Bledar Yzeiri, nje prej hasmeve te fisit Cala e Caka, ne Samatice te Beratit, i gjykuar si vrases, jane denuar dje me nga 25 vite burg, qe iu vleresohet prej dites se arrestimit. Procesi ka zgjatur dy vjet, kurse Yzeiri ishte ekstraduar pas kapjes jashte vendit. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me trup gjykues te perbere prej kryesueses Nafije Curri dhe anetareve Adelina Zarka e Roland Jaupaj, perfundoi dje procesin, pasi degjoi pretencen e prokurorit Clirim Sino dhe dy avokateve te te pandehurve. Perfaqesuesi i akuzes kerkoi 25 vjet burg per Eminin, si urdherues i vrasjes dhe 32 vjet burg per Yzeirin, per vrasje dhe armembajtje pa leje. Ne bashkim denimi Bledar Yzeirit iu dhane 25 vite burg, kurse Eminit aq sa ka kerkuar prokurori. Avokatet kerkuan pafajesi per dy te pandehurit, kurse akuzat e ngritura ishin "vrasje me paramendim ne bashkepunim per motive te dobeta" dhe "mbajtjes pa leje te armes luftarake". Denimi do te kryhet ne nje burg te sigurise se larte, kurse si prove bindese per trupin gjykues ka sherbyer nje ditar i te ndjerit biznesmen Gjergj Halo, qe dje iu rikthye familjareve pas perfundimit te procesit.
"Nga shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes, nga provat e marra e te verifikuara ne seance gjyqesore, si pyetja e deshmitareve, administrimi i akteve te fashikullit te gjykimit dhe procesverbalet e deklarimeve te bashkuara fashikullit, rezultoi i provuar akti kriminal", deklaroi gjykata dje. Sipas hetimit te kryer, biznesmeni Gjergji Halo, banor i lagjes "29 Nentori" ne Fier, me profesion inxhinier ndertimi, ne vitin 2000, ka perfunduar se ndertuari nje pallat 9-katesh, ku dhe ka banuar se bashku me familjen. I ndjeri, se bashku me T. H., dhe deshmitarin I. H., kane blere nje truall ndertimi, perballe me pallatin e sapondertuar ku banonte vete biznesmeni. Por sheshndertimi i ri, ishte prane pallatit te te pandehurit Fatmir Emini. Pas blerjes se truallit i ndjeri ka filluar punimet, por Halo ka pasur kontradikta sistematike me te pandehurin Fatmir Emini, pasi Emini pretendonte se po i demtohej rruga para pallatit te tij, qe kishte ndertuar. "Ne shume raste i pandehuri Fatmir Emini ka nderprere punimet tek trualli, duke larguar punetoret, si dhe ne disa raste ka goditur viktimen. Ne lidhje me kete konflikt, i pandehuri Fatmir Emini ka vene ne dijeni dhe dajen e te ndjerit, deshmitarin S. B., te cilit i ka thene se nipi yt Gjergji nuk i ka punet mire", thuhet ne dosjen hetimore.
Gjate kesaj periudhe Fatmir Emini ka pasur shoqeri me A. Yzeiri, E. Yzeiri, D. Yzeiri, te pandehurin Bledar Yzeiri dhe L. C,. ku ky i fundit ka qene dhe i armatosur. Yzeiret ishin larguar nga fshati Reres i Beratit, per shkak te hasmerise qe kishte lindur midis tyre dhe fisit Calaj. "Per shkak te ketij konflikti, i pandehuri Fatmir Emini ka organizuar vrasjen e te ndjerit, duke shtytur te pandehurin Bledar Yzeiri per te vrare te ndjerin", shpjegohet ne dosje.
Mbremjen e dates 12 korrik 2000, kur i ndjeri Gjergji Halo ka qene prane pallatit ku banon, nga pas i eshte afruar i pandehuri Bledar Yzeiri, i cili e ka qelluar nga prapa kokes, me pistolete me silenciator ne distance te afert. Pas kryerjes se krimit, i pandehuri eshte larguar dhe ne vendngjarje jane grumbulluar te aferm dhe banore te lagjes, te cilet e kane derguar menjehere te ndjerin ne spital, por pa mundur te shpetoje.