Shfrytëzonin femra për prostitucion, kapen tutorët

Arrestohen edhe tri vajzat e e shfrytëzuara, të cilat për një natë paguheshin deri në 200 euro për klient
TIRANË- Goditet një grup i në shfrytëzimin e femrave për qëllime prostitucioni. Arrestohen dy persona të dyshuar si tutorët e tri femrave për këtë veprimtari si dhe vetë femrat të cilat akuzohen për ushtrim prostitucioni.
Personat u arrestuan në një hotel luksoz në qendër të kryeqytetit, ku sipas burimeve të policisë personat ushtronin aktivitetin e tyre duke vënë femrat në dispozicion të klientëve të ndryshëm, kundrejt një pagese që zyrtarë të policië thonë se kapte shifrën e deri rreth 200 eurove për një natë.
Besim Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, u arrestua për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese më shumë se një herë. Bashkë me të u arrestua Gentjan Buzi, 33 vjeç, nga Lezha banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni dhe mos kallëzim krimi.
Sipas policisë, personat u arrestuan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për një periudhë katër mujore, tri vajza në hotele të ndryshme në kryeqytet për qëllime prostitucioni.
Vajzat G. M, 24 vjeçe, nga Korça banuese në Tiranë, O. C, 22 vjeçe, nga Skrapari, banuese në Tiranë dhe F. Ll, 23 vjeçe, banuese në Krujë, u arrstuan gjithashtu për ushtrimi prostitucioni. Në njoftimin Policia e Tiranës bën të ditur se tri vajzat janë mbajtur për të punuar si prostituta në hotele të ndryshme në Tiranë dhe tutorët tyre kanë shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të tyre si dhe probleme të tjera familjare.
Ndërkohë mësohet se klientët e vajzave që punonin si prostituta ishin persona vip, që duhet të paguanin një shumë që kapte shifrën e rreth 200 eurove në varësi të klientëve. Dy të arrestuarit, Lami Buzi, dyshohet se iu siguronin femrave klientë vip, ku nuk kanë munguar edhe personat e huaj.
Pas këtyre arrestimeve, Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës do të vazhdojnë hetimet për të zbuluar plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij që dyshohet se vepronte prej katër muajsh në Tiranë dhe për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Burimet e Policisë Tiranës bënë me dije dje se për dy të arrestuarit Lami dhe Buzi materialet hetimore do të kalojnë edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të hetuar për pasuritë e tyre.
Të arrestuarit e operacionit "Dritat e kuqe"
Besim Lami, 33 vjeç, banues në Tiranë
Gentjan Buzi, 33 vjeç, banues në Tiranë
G. M, 24 vjeçe, banuese në Tiranë
O. C, 22 vjeçe, banuese në Tiranë
F. Ll, 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Krujë