E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezuan minorenen prostitute nje ne pranga dhe dy ne kerkim

Korce

Nje i ri eshte arrestuar nga policia dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim per shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese ndaj nje minoreneje. Tre te rinjte nga zona e Korces akuzohen nga policia se kane mbajtur dhe shfrytezuar per prostitucion nje vajze 15-vjecare nga Kavaja. Policia ka deklaruar se eshte arrestuar 22-vjecari Edion Mustafa nga fshati Kamenice i Korces. Ai eshte kapur ne kushtet e flagrances ne nje hotel ne qytet ku mbahej vajza e cila ishte shpallur e zhdukur qe me 26 korrik te ketij viti kohe ne te cilet ishte denoncuar nga te afermit per largim nga banesa. Policia qe ka vene ne pranga Mustafen dhe ka shpallur ne kerkim dhe dy te rinj te tjere 23-vjecarin me inicialet P.S dhe 20-vjecarin me inicialet A.C. 15-vjecarja ishte shfrytezuar me pare nga dy personat qe jane shpallur ne kerkim me te cilet kishte pasur nje lidhje dhe te cilet ia kane dorezuar autorit 22-vjecar nga Kamenica. Ajo eshte mbajtur e izoluar duke ju nenshtruar marredhenieve seksuale kunder deshires me kliente kundrejt nje pagese prej 2000 lekesh. Policia tha se 15-vjecarja nga Kavaja me inicialet B.H ka qene minorenja e shfrytezuar per prostitucion ne hotele dhe lokale te qytetit te Korces. 15-vjecarja kishte qe nga data 26 korrik e ketij viti qe qendronte ne qytetin e Korces dhe fillimisht pas largimit nga banesa ishte punesuar si kameriere. Polica tha se eshte ne kerkim te dy te rinjve te tjere qe akuzohen per shfrytezim prostitucioni te minorenes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›